Sokol Haliti uron Pashkët: paqe dhe harmoni për të gjithë besimtarët
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qëndruar në Stubëll me rastin e festës së Pashkëve, ku së bashku me Hysamedin Hoxha, kryetar i Bashkësisë Islame të Vitisë, dhe bashkëpunëtorë të tjerë, uroi këtë festë.
Me këtë rast, ai uroi famullitarin Don Fatmir Koliqi dhe të gjithë besimtarët, duke u dëshiruar shëndet, paqe dhe harmoni në familjet e tyre.
Për shumë mot, Gëzuar Pashkët!




