Tri ndeshje vendimtare në Superligë, derbi i Gjilanit në focus, rivalitet i madh për titull dhe mbijetesë
Përballje të forta këtë të diel, rivalitet i madh për titull dhe mbijetesë.
Kjo e diel sjell emocione të reja në Superligën e Kosovës, ku në program janë tri sfida mjaft të rëndësishme që pritet të ndikojnë ndjeshëm në renditjen tabelare.
Pa dyshim, kryendeshja e ditës është derbi lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, që luhet në stadiumin e qytetit.
Dy rivalët e përbetuar hyjnë në këtë takim me objektiva të qarta dhe të njëjta, duke synuar maksimumin e pikëve.
Një triumf i Dritës do ta vendoste atë në krye të tabelës me një diferencë prej tre pikësh, ndërsa Gjilani me fitore do të forconte pretendimet për titull.
Ndërkohë, Malisheva në shtëpi përballet me Llapin në një duel me rëndësi të veçantë për të dy ekipet. Vendasit kërkojnë pikë për të mbajtur gjallë synimin për garat evropiane, kurse mysafirët synojnë t’i largohen zonës së rrezikshme në tabelë.
