Në Viti po realizohen projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe institucionale
Në qytetin e Vitisë po vazhdojnë punimet në disa projekte kyçe që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët – shkruan TV Gjilani.
Aktualisht, po zhvillohen punime për shtrimin e rrjetit elektrik nëntokësor, një investim i rëndësishëm që pritet të rrisë sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike, si dhe të përmirësojë pamjen urbane të qytetit.

Në të njëjtën kohë, po vazhdojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri të çerdhes publike, që do të krijojë kushte më të mira për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës së hershme.
Gjithashtu, në disa pjesë të qytetit po kryhet sanimi i rrugëve të dëmtuara, duke përmirësuar qarkullimin dhe sigurinë për qytetarët.

Në fazë ndërtimi është edhe objekti i ri i gjykatës themelore në Gjilan – dega në Viti, një projekt i rëndësishëm për forcimin e infrastrukturës institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve në fushën e drejtësisë.
