Tuesday 27 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të martën, 27 tetor 2026

Haxhiu përplaset me Lushtakun: Kur mësohesh të sillesh me një grua e merr fjalën

Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

MBAHET KROSI VJESHTOR NË SHFMU “METUSH KRASNIQI” NË ROGANË – Drejtoresha Latifaj-Kallaba: Së bashku nxisim

“THIMI MITKO” E PARA NË GJILAN ME PROJEKT-RREGULLORËN E RE PËR RENDIN DHE MIRËSJELLJEN

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje politike

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në dy, edhe në Kosovë dhe në burgje

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit institucional

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026

 Çun Lajçi: Si filozofët grekë jam ba me këto librat e mi
Arte tjera Kulturë Letërsi Muzikë

Çun Lajçi: Si filozofët grekë jam ba me këto librat e mi

26 February 2026 0 Comment 5 min read

AA

Plakem çdo ditë, e çdo ditë më rinohet zemra.

Mendja më hollësohet si uji që rrjedh damarëve të bjeshkës, tue ushqye bredhin, pishën, hartinën — pa zhurmë.

Plakem çdo ditë e kambët më bahen të lehta si pupla shqiponje.

M’çojnë rrugëve — atyne pa drita, pa kalldrëme, pa stola pushimi — ku ecet veç me shpirt.

Me nji mjekërr të bardhë e me nji xhup të rrudhun dukem si filozof ilirik, që rrin n’hije pemësh pa fruta e këndon për vetveten.

Me kokë cullake e mjekërr të bardhë dukem si Sokrati i vujtun, që pinte helm për mos me tradhtue mendimin.

Nganjëherë dukem edhe si Migjeni, që zbriste prej Puke n’Shkodër, mbi dy rrotët e nji biçiklete, tue sjellë poezi mjerimi për tullumbat e Lulit e qymyrin e malsorës — vargje me klithmë ndërgjegjeje.

Ata, si Diogjeni i Sinopës, dilnin me kandil n’dorë me kërkue njeriun.

Unë dal me libra n’shpinë, tue kërkue mendjen teme mes kokave të mëdha që s’lanë vend as për hanë, as për diell.

“Ke po kërkon, o i humbun?” – më tha njeni, ngjitë me hotelin e Bacit.

“Kokën teme,” – i thashë, – “po mundohem me e gjetë mbi kokat tueja; por mëqe ajo asht e vogël e kokat tueja janë të mëdhaja, s’po e shoh as hanën, as diellin, as kodrat, as majat.”

Lulën e kuqe po e kërkoj — atë që rritet prej gjakut tonë.

S’e gjeta as në Londër, as n’Paris.

E gjeta veç në Fushë Kosovën e përmbytun, prej gjakut të Sulltanëve e Krajlave.

“Bozhurët po i kërkoj,” – i thashë.

Ai qeshi.

“Ju të vjetrit keni mall për emna sllavë,” – tha, e u fut në Swiss Diamond.

S’më dha kohë me i tregue për kujtesën, për lulen që del prej dheut të lagun me sakrificë.

Heshta.

Se heshtja asht britma që s’dëgjohet, por shpon.

U futa n’hotelin e dikurshëm, me petalet e lulëkuqeve të Kosovës, ku dikur fjetën yje të filmit e të kangës. Madje edhe ai Marshali, që Kosovën e futi n’sqetullën e Serbisë!

Jo, unë aty kurrë gjumë s’bana e kurrë bukë s’hangra.

Unë aty i piva ditët e rinisë sime, tue përkëdhelë kaçurrelën e Zallinave të Novosellës, Galushën, Galicën, Galën e Tahirit e të nanë Xhemilës.

Si filozofët grekë jam ba me këto librat e mi.

Ata i këndonin Odiseut; unë i këndoj Adem Jasharit të Prekazit, tue kërkue kujtesën.

E askush s’ma var.

Ikin prej meje si prej zgjebes.

25.02.2026

Share This:

Tags: Cul Lajci
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

ZYRTARE: HARRY KANE FITON TOPIN E ARTË

26 October 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 27

26 October 2026
Futboll

ZYRTARE: Harry Kane është shpallur Sulmuesi i

26 October 2026
Lajme

Haxhiu përplaset me Lushtakun: Kur mësohesh të

26 October 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.