U mbajt sesioni informativ për Bursat Master Young Cell Scheme (Raundi XVI)
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt sesioni informativ lidhur me Thirrjen për Aplikim për Bursat Master – Raundi XVI, në kuadër të projektit Young Cell Scheme.
Sesioni u organizua me qëllim të informimit të studentëve dhe alumnive të universitetit rreth mundësive që ofron programi Young Cell Scheme për studime Master jashtë vendit.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit u njoftuan në detaje për kriteret e aplikimit, procedurat e përzgjedhjes, dokumentacionin e nevojshëm, afatet e rëndësishme, si dhe përfitimet akademike dhe profesionale që ofron programi.

Interesimi i studentëve dhe diskutimet e tyre dëshmuan gatishmërinë për të shfrytëzuar këtë mundësi të rëndësishme për zhvillim profesional dhe akademik.
Universiteti inkurajon të gjithë kandidatët potencialë që të aplikojnë brenda afatit të paraparë dhe të përfitojnë nga kjo skemë prestigjioze bursash.
