Komuna e Gjilanit, nisi aktivitetet për shënimin e 18-vjetorit të pavarësisë
Për nder të përvjetorit të 18-të të pavarësisë së Kosovës, Komuna e Gjilanit, nisi aktivitetet e ndryshme festive përgjatë katër ditëve.
Aktivitetet nisën sot me koncertin nga nxënësit e shkollës ‘’Hello’’ në Teatrin e Qytetit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot, me koncertin për pavarësi, e nisën bashkë festën për 17 shkurtin, në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sipa stij në ditët në vijim, Komuna e Gjilanit, ka përgatitur një sërë aktivitetesh përkujtimore, kulturore dhe festive.
“Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni për të nderuar sakrificën për liri, për të festuar arritjet tona dhe për ta shënuar së bashku këtë datë historike”, tha kryetari, Alban Hyseni.
Kjo është agjenda.
Me 16 shkurt, shpallet qytetar nderi i Gjilanit, Halil Kastrati, në Teatrin e Qytetit në orën 11:00.
Në orën 12:30 bëhet edhe prerja solemne e shiritit të objektit të Qendrës së Qëndrimit Ditor për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë.
Me 17 shkurt, bëhen homazhe tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan në orën 09:00.
Derisa në orën 10:00, mbahet seancë solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit e udhëhequr nga Krenare Latifi Kçiku..
Në orën 11:00 realizohet defileu i Pavarësisë nga nxënësit e shkollës “Thimi MItko” në shesh.
Pastaj në orën 12:00 jepet koncerti për fëmijë nga Naski Dancing House
Dhe në orën 19:00 jepet koncerti madhështor në Teatrin e Qytetit.
Aktivitetet mbyllen me 18 shkurt me shfaqjen Stand up comedy në Teatrin e Qytetit.
