Saturday 13 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri i Pakistanit humb durimin – hyn pa ftuar

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i Yıldırımit, Okay Yilmaz

Riola Hysa, fituese e çmimit të parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike « Fest Folk »

Sllovakët po shesin biletat, marrin masat që ato mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI-së

Një e vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prizreni mori zyrtarisht çmimin “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në Parlamentin Evropian në Bruksel

Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me bllokim fondesh, pasivizim adresash dhe krizë sigurie

Vitia dhe “KosEd” thellojnë bashkëpunimin për përmirësimin e cilësisë së arsimit

 Nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe Kosovës.!
Uncategorised

Nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe Kosovës.!

11 February 2022 0 Comment 8 min read

AA

Këtej e tutje konvertimi i patentave shqiptare dhe kosovare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë. Këtë e miratoi sot në Berlin, Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale.

“Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!” – tha Winfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Württemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat.  Politikani i Gjelbër argumentoi, se shumë imigrantë nga Kosova punojnë në zanate që kanë nevojë për një patentë, si kopshtari, ndërtimtari, dhe ne nganjëherë ua vështirësojmë jetën më shumë se ç’duhet”. Fjalë, të cilat ai ia drejtoi kryesisht ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, i cili nuk e humbi rastin për të qenë vetë i pranishëm në tribunën e Këshillit Federal, kur u mor vendimi. 

Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë (Bundesanzeiger), me shumë gjasa brenda dy javësh. 

Parimi i vendbanimit të rregullt

Rregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave nga Kosova dhe Shqipërianë Gjermani. 

Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të vinin këtu, i tha DW Matthias Borowski, zëdhënës i Ministrisë së Mobilitetit të Landit të Berlinit. 

Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën. Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar. “Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen në Gjermani”, i tha Borowski Deutsche Welles.  

Por çfarë do të thotë vendbanim i rregullt? Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: “Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit.” 

Shkurt. Nëse një migrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën. “Dhe e rëndësishme është, që patenta të bëhet në atë qytet, ku ke qenë i regjistruar”, sqaron Borowski. 

Dallime në datat e lëshimit 

Rregullorja e re parasheh një dallim në njohjen e patentave, në varësi të datës së lëshimit të tyre. Patentat që janë lëshuar në Shqipëri pas datës 24 janar 2017 dhe në Kosovë pas datës 1 mars 2018 njihen menjëherë. Patentat e lëshuara para këtyre datave do të kontrollohen më parë nga Enti Federal i Transportit Motorik (Kraftfahr-Bundesamt). 

“Këto data janë negociuar me autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë”, i tha DW një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale. “Vetëm pas këtyre datave mund të sigurohet që lejet e drejtimit të automjeteve të lëshuara në Kosovë ose Shqipëri, janë bërë pasi më parë është bërë një kurs teorie dhe praktike”. 

Për patentat e lëshuara më parë, autoriteti përkatës gjerman në Flensburg, do të sqarojë vërtetësinë e dokumentit, duke kontaktuar organet përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri, “Se sa kohë do të marrë kjo procedurë, kjo do të varet nga koha që do t’u nevojitet organeve në Shqipëri dhe Kosovë për të dhënë përgjigje”, i tha DW zëdhënësja. 

Për Ambasadorin e Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, përfundon këtu një rrugëtim pesëvjeçar, që zuri fill, në janar 2017, kur ai dorëzoi në ministrinë gjermane të transporteve kërkesën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. “Kjo njohje do t’i lehtësojë dukshëm përpjekjet e bashkëqytetareve tanë qe janë vendosur ligjërisht ne territorin e RFGJ per tu integruar sa me shpejt dhe me sa me pak kosto financiare ne jetën e vendit”, i tha Kuko DW. 

“Dhurata më e bukur për ditëlindje”

Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Berlin, e cilëson këtë lajmin më të mirë që Gjermania i dhuron Kosovës në prag të pavarësisë. “Ky është një lajm i jashtëzakonshëm per Republiken e Kosovës dhe flet shume per raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona. Kjo është një nga dhuratat me te mira qe Gjermania mund t‘ia ofronte Kosovës ne prag te festimit te ditëlindjes se 14-të Pavarësisë se Kosovës”, i tha Ajeti Deutsche Welles. “Kjo marrëveshje ka impakt te madh sidomos ndaj atyre qe janë ne marrëdhënie pune dhe ne mungese te kësaj marrëveshjeje kane qenë të hendikepuar t‘i kryejnë obligimet e tyre”, tha ambasadori kosovar.  

Kosova e shtroi kërkesën për njohjen e patentave në gusht të vitit 2018. Ishte një nga veprimet e para të paraardhësit të Ajetit, ish-ambasadorit Beqë Cufaj, për të një nga sfidat personale, që kjo marrëveshje të arrihej së bashku me Shqipërinë. Dy ambasadorët Cufaj dhe Kuko dhe stafet e tyre diplomatike nuk reshtën së lobuari për këtë çështje, qoftë te dy ministritë përgjegjëse, ajo e transporteve dhe brendshme, qoftë edhe te konferencat përkatëse të ministrave të landeve. Tema e patentave, megjithëse e karakterit teknik, ishte e pranishme në çdo takim dypalësh, madje edhe deri te ish-kancelarja gjermane Angela Merkel.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri

13 December 2025
Futboll

Kompania e njohur bën ofertë zyrtare prej

13 December 2025
Futboll

Albi MAll Superliga – dita e ndeshjeve:

13 December 2025
Lajme

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i

13 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri

13 December 2025

Kryeministri i Pakistanit, Sharif, u gjend në një situatë të sikletshme gjatë një takimi

Futboll Sport

Kompania e njohur bën ofertë zyrtare prej

13 December 2025

Tether, aksioner minoritar i Juventusit ka njoftuar se ka paraqitur një ofertë për të

Futboll Sport

Albi MAll Superliga – dita e ndeshjeve:

13 December 2025

Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje në Albi Mall

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.