Gjilan: Kryetari Hyseni, viziton organizatat e dala nga lufta e UÇK-së
Me rastin e shënimi të “Ditës së Veteranit”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan.
Kjo vizitë u bë në kuadër të aktiviteteve, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka premtuar mbështetje edhe më të madhe për ta nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre.
Derisa gjatë ditës bëhen homazhe në kompleksin memoraial “Varrezat e Dëshmorëve”.
