Monday 29 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë

Fakulteti Juridik i UKZ-së organizoi takim me studentët për kampanjën “Qasja në Drejtësi”

Këtu mund t’i ndiqni LIVE rezultatet e votave për deputetë

Përfundon numërimi i të gjitha votave, nis procesi për kandidatët për deputetë

Rashiq thotë se ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës

Hamza: PDK e ka ruajtur votën e vetë – pozita i ka përgjegjësitë e veta,

UKZ: Thirrjet për Programin Erasmus Mundus janë të hapura

Në Prishtinën e LDK-së, VV-ja i merr rreth 53% të votave

Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për stabilitet e zhvillim

Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazërinë mes shteteve

 Çmimi Letrar “Beqir Musliu”, për vitin 2025, iu dha shkrimtarit Timo Mërkuri nga Saranda
Kulturë Letërsi

Çmimi Letrar “Beqir Musliu”, për vitin 2025, iu dha shkrimtarit Timo Mërkuri nga Saranda

29 December 2025 0 Comment 16 min read

AA

Komuna e Gjilanit – Zyra e kryetarit, nëpërmjet Drejtorisë për kulturë, rini e sport, në mbrëmjën e përvitshme me më të dalluarit e vitit nga fusha e kulturiës, sportit si dhe rinisë, e dha në fillim të kësaj ceremeonie, edhe Çmimin më të madh që e jep letërsi që nga viti 2004 e këndej.

Fitues i sivjemë, të cilin e përzgjodhi një Juri profesionale letrare, e emëruar nga Kryatri i komunës, z. Alban Hyseni, në përbërje: Emin Azemi, Kaltrinë Berisha e Nexhat Rexha.

Emri i fituesit u bë i ditur vetëm kur u lexua Vendi i Jurisë nga ana e drejtorit të kësaj drejtorie, z. Kushtrim Zeqiri, e, fitues i këtij viti u shpall, shkrimtari e studiuesi i rryer i letërsisë nga Saranda, TIMO MËRKURI.

Në vazhdim, po e publikojmë Vendimi e Jurisë, me një KONKLUZION më të përmbledhur, si dhe ARSYETIMIN E PLOTË të po kësaj jurie, natyrisht duke e përgëzuar edhe fituesin më të ri të këtij Çmimi, Timo Mërkurin.

VENDIMI I JURISË LETRARE
PËR ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU”
PËR VITIN 2025

Juria letrare në përbërje: Emin Azemi, studiues, publicist e botues nga Maqedonia e veriut, Kaltrinë Berisha, magjistre dhe studiuese e letërsisë nga Gjilani si dhe Nexhat Rexha, poet e kritik letrar nga Kamenica, të emëruar nga kryetari i komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, në përputhje dhe me Rregulloren e Çmimit letrar “Beqir Musliu”, pasi I shqyrtoi të gjitha propozimet – kandidaturat e shkrimtarëve të nominuar, këtë vit si dhe propozimet e mbetura në pritje nga vitet e kalauara, me koncesus të plotë

VENDOSI, me sa vijon:

FITUES I ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU”, çmim që jepet për vlera të mirëfillta letrare si dhe prurje të reja në letërsi, për vitin 2025, është poeti dhe studiuesi i veçantë i letërsisë sonë nga Saranda ( Shqipëria e jugut), TIMO MËRKURI.

KONKLUZIONI përmbledhës i këtij Vendimi:

Vepra letrare e Timo Merkurit ka shtrirje të gjerë zhanrore dhe tipologjike. Si autor i disa veprave me poezi, ese, studime e sprova letrare, Timo Mërkuri ka hedhur tash më vija të qarta identifikuese të një profili shumëdimensional, ku shquhet prirja e tij e rrallë për të ndjekur ritmin e zhvillimit të procesit letrar në mbarë hapësirën kulturore shqiptare.

Veprat origjinale, kryesisht në poezi dhe studimet që përfshijnë sprovat mbi iso-polifoninë, vështrimet teorike-estetike mbi autorë e vepra të ndryshme, i japin Timo Mërkurit vulën e një emri mjaft autentik e origjinal në letrat shqipe. I pranishëm në shtypin letrar dhe periodik, ai tash më është shndërruar në një “detektor” preciz të vlerave artstike, kurse gjykimi i tij kritik i jep letërisë shqipe një prej zërave më argumentues dhe më relevant.

Studimet e tij karakterizohen me sensin e hollë të qartësimit të diskurseve dhe metodave krijuese, një vlerë kjo që e lartëson figurën e tij në një rrafsh të konsoliduar interpretimi dhe përmitmi të proceseve letrare nëdr ne.

Një kontribut i veçant i Timo Mërkurit ndërlidhet me përkushtimin e tij ndaj veprave e autorëve të Kosovës, me theks të posaçëm të Kosovës Lindore. Për rrjedhojë ai jo vetëm që ka shkruar recensioen e vështrime kritike, por u ka shkushtuar edhe libra të tërë aututërovë të këtij krahu letrar.

Duke analizuar të gjitha komponentet e krijimatrisë së tij artistike, juria në këtë përbërje vendosi unanimisht që çmimi letrar “ Beqir Musliu “, t’i jept shkrimtarit dhe studiuesit Timo Merkuri.

Gjilan, 20 – 22 dhjetor 2025,

ARSYETIMI I PLOTË I JURISË PROFESIONALE

Shkrimtari dhe studiuesi i rryer të letërsisë nga Saranda (Shqipëri), TIMO MËRKURI, është emri më i duhur që e meriton Çmimin letrar “Beqir Musliu” për vitin 2025.

Timo Mërkuri i lind më 22 shtator të vitit 1955 në qytetin e Sarandës, shquhet si poet dhe studiues i letërsisë dhe i trashëgimisë sonë shpirtërore, për dekada.

Deri më tani botoi këto vepra:

  1. Bulevardi i dhimbjes: Poezi “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë 2001
    2.Loti i detit: Poezi, Tiranë, Neraida 2003
  2. Klithma e pulëbardhës. Poezi, Tiranë, Neraida 2004
  3. Anatomia e lotit: Poezi “, Tiranë: Neraida 2008
    5.Poezi: Poezi shqip-greqisht “ Tiranë, Neraida 2008
  4. Madhëria e saj: Ese mbi iso-polifoninë, Tiranë, Neraida 2007
  5. Shënjtëria e isos: Ese mbi iso-polifoninë, Tiranë, Neraida 2008
  6. Vesa mbi këngë, Tregime, Tiranë, Neraida 2009
  7. Gjerdani i këputur, Përmbledhje me këngë dhe vaje pilurjote, Sarandë, Milosao 2005
  8. Ku hardhia pikon vesë: Këngë dhe vaje pilurjote, Sarandë, Milosao 2012
    11.Thomai që mbolli kripë, Novelë, Tiranë, TOENA 2011
  9. Epoka që verbon poetët, Ese dhe analiza. SHBA, LULU 2012
  10. Kur flasim për Artin Jonian, Ese dhe vëzhgime kritike Sarandë, Milosao 2013
  11. Shënjtëria e isos, Botimi i dytë Sarandë, Milosao 2013
  12. ΔΑΚΡΥ ΤΗΣ ΘΑΛΑΣΣΑΣ, Antologji poetike greqisht. Sarandë, Milosao 2014
  13. Ëndra të mbytura në det, Antologji poetike, Gjilan, Shtëpia botuese “Beqir Musliu” 2018
  14. Vajz’ e valëve, Sprovë mbi këngën himarjote, Sarandë Milosao 2017
  15. Identiteti Iso-Polifonik, Sprovë mbi iso-polifoninë, Sarandë, Milosao 2018
  16. Honestra e këngës himariote, Sprovë mbi iso polifoninë, Sarandë, Milosao 2018
  17. Balada shqiptare e murimit, Studim mbi baladat. Gjilan, Shtëpia botuese” Beqir Musliu” 2023
  18. Vepra që hapin horizonte të gjera shikimi dhe frymëmarrje, Gjilan, Shtëpia botuese “Beqir Musliu” 2022
  19. Engjëjt e Iso-Polifonisë: Sprovë mbi iso-polifoninë, Durrës, Studio 2 M
  20. Origjina e këngës Iso-Polifonike, Tirana, ASD-Studio 2023
  21. Dhoksologjia e Atdheut, Tiranë, ACPE & Lulu USA 2023
  22. Qasje poezisë së Sabit Rrustemit. Shtëpia botuese “Beqir Musliu” Gjilan 2024
  23. Petrit Ruka, Kostandini i baladave, Tirana, UET Press 2025
  24. Bota poetike e veprës së Natasha Lako-s, Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan 2025
  25. Romane vlerash poetike të lartësisë. Rreth romaneve për të rritur të Anton Nikë Berishës. Beqir Musliu (Në procesin e botimit).
  26. Lisat e Kosovës ( shkrime kritike për emrat më eminentë të letërsisë bashkëkokohore shqipe si dhe veprat e tyre që janë botuar më herët, deri në ditët e sotshme. ( dorëshkrim i gatshëm për botim.

Në nëntor të vitit 2020 i është dhënë titulli “Nderi i Himarës” për “Kontributin e spikatur në evidentimin dhe propagandimin e vlerave shpirtërore të njeriut himarjot nëpërmjet studimeve dhe veprave letrare”.

Me punën e vet krijuese në dy fusha të rëndësishme të letërsisë: letrare poetike dhe studiuese, Timo Mërkuri ka dhënë një ndihmesë të madhe, duke e pasuruar letërsinë, shkencën dhe kulturën tonë.


Në fushën e poezisë Timo Mërkuri dallohet, pos të tjerash, për dy veçanti të rëndësishme: për ngjeshësinë – dendësinë e tekstit poetik të përftuar dhe për dhembjen – vuajtjen e thellë që shprehet përmes strukturës gjuhësore shprehëse. Të dy këta përbërës, të ngjizur me njëri me tjetrin, bëjnë botën poetike të autorit, që lidhet pandërmjetësisht me qasjen e objektit poetik, me shtjellimin e tekstit dhe me mënyrën e të shprehurit. Ai nuk krijon tekste të gjata, nuk i jep shfrim imagjinatës së vet krijuese, nuk gjakon mënyra të reja të shqiptimit poetik, po i shpreh dukuritë përmes një teksti të kursyer e të menduar, herë – herë skajshmërisht të ngjeshur. Këtë e bën me qëllimin që sa më ma pak fjalë (tekst) të thotë sa më shumë. Fakti se ngjeshësia e tekstit është çështje e parimit krijues të tij, atëherë brenda tekstit autori gjakon një të shprehur sa më të veçantë e të kursyer, qoftë kur jep pamje (tablo) tronditëse të dramës dhe të tragjikes së jetës së tij, qoftë të njerëzve të botës që i përket, që në poezinë e tij paraqitet si botë thellësisht e njësuar. Pra, poeti zbaton parimin krijues për të cilin Poradeci thoshte: “[…] poeti duhet të jetë kursimtar i madh në fjalë, të thotë maksimumin e ndjenjave me minimumin e fjalëve”.
Në poezinë e Timos dhembja është e ndërlidhur me botën e tij të brendshme dhe me botën e njeriut të tij në rrethana konkrete jetësore; ajo është e ngjizur me vuajtjen dhe me vetminë, që kushtëzohen midis tyre dhe vërehen sidomos në përmbledhjen me poezi të zgjedhura “Ëndërrime të mbytura në det”, të botuar nga shtëpia botuese Bqir Muliu më 2018.


Timo Mërkuri ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme edhe në studimin e dukurive letrave dhe të veprave letrare të disa shkrimtarëve tanë bashkëkohorë, ku ka dëshmuar një leximit të vëmendshëm të tekstit të tyre, përkatësisht e aftësisë së komunikimit me tekste të ndërliqshme poetike, të cilat kërkojnë dituri më të shumë të qenësive dhe të veçantive të artit të fjalës.
Mënyra e qasjes dhe e ndriçimit të dukurive e të vlerave të tekstit letrar poetik që e zbaton autori, të shpjerë pandërmjetësisht tek dukuria sa e vjetër aq dhe e re, ndërlidhur me veprën letrare, me letërsinë: krijuesi – teksti – marrësi. Timo Mërkuri kërkon në tekstin poetik të vështruar dhe të interpretuar atë që ka brenda shpirtit të tij; që është pjesë e mendjes, e njohjes dhe e përvojës së tij; kërkon atë që heq peshë si vlerë në një krijese letrare, që nuk i përket vetëm një kohe dhe një personi; ai njësohet thellësisht me tekstin që e vështron dhe e interpreton, po dhe pjesë të tekstit të interpretuar njësohen me të, me botën e tij.

Timo Mërkuri, brenda këtyre tri dekadave , si asnjë studiues a kritik letrar nga Shqipëria, i është përkushtuar me zell të jashtëzakonshëm sidomos letërsisë bashkëkohore shqipe në Kosovë, madje dhe më shumë se sa kritkët e studiuesit e këtushëm. Përmes qasjeve eseistike e përimtimeve e interpretimeve poetike, Ai e ka përafruar veprën dhe autorin e Kosovës më shumë se kushdo tjetër, te lexuesi i Sarandës, Vlorës, Tiranës a Shkodrës, qoftë përmes publikimeve nëpër gazetave letrare që ende botohen në Tiranë, portaleve brenda e jashtë Shqipërisë po edhe botimeve të veçanta studimore që nuk janë të pakta. Këtu natyrisht hyjnë dhe shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Anamorava dhe Lugina e Preshevës) si bie fjala, poezinë e Rexhep Elmazit, Beqir Musliut, Musa Ramadanit, Ibrahim Kadriut, Mikro Gashit etj… përfshirë dhe brezin e krijuesve që tashmë kanë krijuar individualitetet e tyre letrare.

Aftësinë dhe vlera të mëdha Timo Mërkuri ka dëshmuar dhe në studimin e baladës së murimit ndër shqiptarët, duke e krahasuar atë dhe me traditat e tjera të popujve të Siujdhesës Ballkanike dhe më gjerë si dhe në ndriçimin e polifonisë shqiptare, duke shpalosur sa pasurinë, aq dhe veçantitë e kësaj tradite të lashtë e të rëndësishme shqiptare.

Juria letrare:

Emin Azemi ( Maqedoni e veriut), studiues i letërsisë e botues

Kaltrinë Berisha (Gjilan), magjistre e letërsisë, poete e studiuese e letërsisë

Nexhat Rexha, (Kamenicë), poet, prozator e kritik letrar

Share This:

Tags: ARS Club Beqir Musliu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e

29 December 2025
Kulturë

Çmimi Letrar “Beqir Musliu”, për vitin 2025,

29 December 2025
Lajme

Fakulteti Juridik i UKZ-së organizoi takim me

29 December 2025
Lajme

Këtu mund t’i ndiqni LIVE rezultatet e

29 December 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Shkruan: Kaltrinë Berisha – Poezia testament poetik

28 October 2025

POEZIA SI TESTAMENT POETIK E JETËSOR: (Sherafedin Kadriu: KUR VDESIN NGJYRAT, sh.b. “Beqir Musliu”,

Kulturë Letërsi

Ars Clubi “BEQIR MUSLIU”, NIS VEPRIMTARITË LETRARE

20 October 2024

Gjilan 19 dhjetor 2024 – Nëntëmbëdhjetë tetori i këtij viti në Gjilan shënon nisjen

Kulturë Lajme

Ars Clubi “Beqir Musliu” shpall veprat më

29 December 2022

Juria letrare e ARS Club “Beqir Musliu” në përbërje: Sadete Tërnava – Osmani, Nexhat

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.