Shënohet 40-vjetori i krijimtarisë së artistit Remzi Leka – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” e uron përzemërsisht
Shënohet 40-vjetori i krijimtarisë së artistit Remzi Leka – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” e uron përzemërsisht.
Veprimtaria e ngjeshur e krijimtaria artistike 40-vjecare e artistit gjilanas, Remzi Leka është shënuar në Teatrin e qytetit të Gjilanit, në prani të artdashësve e miqëve të shumtë të këngëtarit.

Ai u cilësua si njëri nga emrat e shquar të skenës muzikore, në Anamoravë e shumë më gjërë në hapësirën shqipfolëse.

Ndër vlerësimet e shumëta ishte edhe urimi i posacëm nga Ansambli i këngëve dhe Valleve “Gjilani”.
“Në emër të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, i shprehim urimet më të përzemërta këngëtarit të mirënjohur Remzi Leka, me rastin e 40-vjetorit të karrierës së tij artistike”, thuhet në njoftim.
Në urimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve “Gjilani” theksohet përkushtimi i këngëtarit ndër vite e dekada për këngën.
“Katër dekada përkushtim, pasion dhe profesionalizëm në shërbim të këngës popullore shqiptare janë një pasuri e çmuar për kulturën tonë. Kontributi yt i vazhdueshëm artistik, si dhe angazhimi dhe mbështetja e dhënë ndër vite për Ansamblin “Gjilani”, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme dhe janë vlerë e shtuar për rrugëtimin tonë artistik”, vijon urimi .
“Të urojmë shëndet, frymëzim të pashtershëm dhe suksese të mëtejme në jetën dhe krijimtarinë tënde artistike. Me respekt të veçantë, Ansambli “Gjilani”, përfndon urimi dedikues i Ansamblit Gjilani dedikuar këngëtarit Remzi Leka.
