Rikthehet Liga e Kampionëve, super ndeshje sonte
Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me xhiron e pestë të fazës së ligës.
Sot dhe nesër na presin super përballjet e garës më prestigjioze europiane për klube.
Ndeshja më interesante sonte do të jetë ajo mes Chelseat dhe Barcelonës që luhet në Londër.
Duel tjetër interesant pritet të jetë edhe ai mes Manchester Cityt dhe Bayer Leverkusen.
Juventusi i Edon Zhegrovës ka udhëtuar në Norvegji, ku sonte do të ndeshet me skuadrën e Bodo/Glimt.
Ndërkohë, Napoli i Amir Rrahmanit e pret në shtëpi Qarabagun e Azerbajxhanit.
