Publikohen formacionet zyrtare Slloveni – Kosovë
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Sllovenisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.
Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova rikthehen në formacion, pasi munguan në ndeshjet e tetorit.
Në mesfushë rikthehet Elvis Rexhbeçaj që mungoi ndaj Suedisë.
Ndryshimi tjetër do të jetë në portë, ku do të startojë Amir Saipi, pasi Aro Muric mungon për shkak të kartonëve.

