Viti: Kryetari Haliti priti në takim z. Lumir Abdixhiku
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim deputetin e Republikës së Kosovës, njëherit kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtor.
Gjatë këtij takimi, z.Abdixhiku i uroi kryetarit Haliti rizgjedhjen e tij për mandatin e tij të katërt duke potencuar se Vitia ka një kryetar shembullor që është rizgjedhur.


Ai po ashtu vlerësoj lartë punën dhe angazhimin e kryetarit Haliti në mirëqenien e qytetarëve vitias dhe projektet që janë realizuar në këtë komunë.
Ndërkaq kryetari Haliti e falënderoj atë për urimin dhe mbështetjen e dhënë por edhe secilit qytetar duke potencuar se ai do të vazhdoj të punoj në interes të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.

