Saturday 15 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet Oficer Korrektues i Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1 ndaj Feronikelit 74’

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Cristiano Ronaldo u martua me Georginën

Selvete Sulejmani – Nga pengesat e jetës te triumfi i dijes

Ra në bunar 10 metra të thellë, policët në Shtime e nxjerrin të gjallë 72-vjeçarin

Pritje në kufi, deri në një orë te Dheu i Bardhë

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish shumë e nxehtë, të mërkurën eklips i pjesshëm

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

 UKZ pjesëmarrëse e Konferencës Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll
Lajme

UKZ pjesëmarrëse e Konferencës Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll

10 November 2025 0 Comment 6 min read

AA

Në Universitetin Ibn Haldun në Stamboll të Turqisë, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare STEM-PD 2025, e cila bashkoi në një program unik Konferencën e 6-të Ndërkombëtare për Arsimin STEM dhe Konferencën e 6-të të Shkencës.

Synimi i konferencës ishte tё krijoj një platformë të përbashkët shkëmbimi akademik mes studiuesve, akademikëve dhe profesionistëve të arsimit nga Evropa dhe më gjerë.

Në mesin e tyre ishte edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përfaqësuar nga delegacioni i përbërë nga Prof. Dr. Xhevdet Thaqi Dekan i Fakultetit tё Shkencave Aplikative njëherësh drejtues i Qendrës sё Exelencёs Profesionale STEM, si dhe Valon Kllokoqi, Drejtor i Departamentit për Buxhet dhe Financa nё UKZ.

Në ditën e parë të punimeve, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi udhëhoqi panelin me temë “Innovative Frameworks and Methodologies in STEM Teaching”, ku u paraqitën tre prezantime kërkimore. Nё vazhdim tё sesionit ai prezantoi hulumtimin me titull: “Different Approaches to STEM Education: Interconnected vs. Parallel Fields”, ku u trajtuan dy qasje thelbësore të arsimit STEM, qasja e ndërthurur (Interconnected STEM), që synon integrimin e disiplinave shkencore përmes problemeve reale, duke nxitur kreativitetin, bashkëpunimin dhe mendimin kritik, si dhe qasja paralele (Parallel STEM) që fokusohet në ruajtjen e thellësisë konceptuale brenda çdo disipline, por shpesh rrezikon fragmentizimin e dijes.

Prof. Dr. Xhevdet Thaqi theksoi se: “Vetëm përmes integrimit sistematik të disiplinave STEM, sfidat komplekse të botës moderne mund të zgjidhen në mënyrë kuptimplote”.

Ai vuri në pah rëndësinë e bashkërendimit midis shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës në ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm arsimor dhe inovativ.

Në këtë konferencë, u prezantuan studime dhe hulumtime lidhur me rolin e inteligjencës artificiale (AI), realitetit virtual dhe të shtuar (AR/VR) në krijimin e formave të reja të integrimit STEM, si dhe nevoja për bashkë-hartim të kurrikulave dhe zhvillim profesional të mësimdhënësve përmes modelit RME (Realistic Mathematics Education) dhe metodave eksperimentale të mbështetura nga teknologjia.

Pjesëmarrësit e konferencës u pajtuan që çdo shpikje apo përmirësim shkencor nuk është vetëm sukses akademik, por edhe një investim ekonomik që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e shoqërisë.

Në një ekonomi gjithnjë e më digjitale, aftësitë STEM janë çelësi për konkurrueshmëri, qoftë në industrinë e teknologjisë, energjisë së gjelbër apo inteligjencës artificiale, tё cilat po formësojnë ekonominë e së ardhmes.

Konferenca STEM-PD 2025 shërbeu si një urë e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, qendrave të ekselencës dhe rrjeteve ndërkombëtare si CoVE STEM Europe dhe EU STEM Coalition, në të cilat UKZ ka rol aktiv.

Pjesëmarrja dhe prezantimi i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dëshmon përkushtimin e tij ndaj zhvillimit të arsimit inovativ STEM dhe afirmon rolin e universitetit si qendër e ekselencës dhe lidershipit akademik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Share This:

Tags: UKZ Xhevdet Thaqi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte Pamore

Punimi “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit Jetullah

15 August 2026
Lajme

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet

14 August 2026
Lajme

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1

14 August 2026
Lajme

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit

14 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.