Dita e fundit e fushatës së balotazhit – Alban Hyseni e nis ditën bashkë me Albin Kurtin: thotë: “Fitore e madhe nesër”
Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili mëton edhe një mandat të dytë për kryetar të Gjilanit, si kandidat nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje për këtë qytet, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore të balotazhit ka pritur kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.
Ai ka thënë se është disponim dhe energji e mirë për fitoren e madhe që do ta arrijë nesër.
Postimi i tij:
Ditën e fundit të fushatës e nisëm sot BASHKË me kryeministrin Albin Kurti dhe aktivistët.
Disponim dhe energji e mirë për fitoren e madhe që na pret nesër.
