
Gjendet pushkë pa leje në shtëpinë e një të dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan
Një incident i mbajtjes së armës pa leje është zbuluar dje në Gjilan.

Me datë 27.09.2025, rreth orës 10:00, njësiti i hetimeve gjatë realizimit të një urdhër-kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit J. A. rreth 27-vjeçar, lidhur me një rast të “Vjedhjes së Rëndë”, ka zbuluar një armë ilegale.
Gjatë kontrollit është gjetur një pushkë ajrore me ngjyrë të zezë, e pajisur me dylbi afruese, të llojit CAL 4.5mm PELLET ONLY, si dhe një pako me diabola.
Arma është konfiskuar, pasi i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet në hetime.
