AAK Dardanë: Shqipe Kryeziu- Kallaba , Numri 9 në listën 174
Shqipe Kryeziu- Kallaba , Numri 9 në listën 174.
Shqipe Kallaba është shembull i përkushtimit, punës dhe angazhimit qytetar. Me profesion fisnik të mësueses, ajo ka dhënë kontribut të çmuar në edukimin e gjeneratave të reja, duke u bërë model i vlerave dhe i dijes.
Si aktiviste e gjeneratës së dytë në AAK, Shqipe Kryeziu-Kallaba ka qenë e angazhuar që herët në strukturat e partisë, duke dëshmuar vazhdimisht përkushtim dhe idealizëm në shërbim të komunitetit.
Sot, ajo kandidon për Asamblenë Komunale me numrin 9
, me vizion për një komunë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër qytetarëve.
Shqipja me numrin 9
, përfaqësuese e denjë e qytetarëve në Asamble.
