Friday 12 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të premten, 12 shtaor 2025

Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

Edicioni i 33-të i Kalimerës Poetike “Basri Qapriqi” nis sonte në Ulqin

Eurodeputetët: Kjo Serbi s`ka vend në Bashkimin Evropian

Ndahet nga jeta profesori Nexhat H. Rexha

Aktori Osman Azemi ka ndarë një moment emocional në rrjete sociale

Stafi administrativ i Fakultetit “Kadri Zeka”, shembull i korrektësisë dhe shërbimit cilësor

Bien temperaturat, mot kryesisht me shi sot

Aktakuzë për spiunazh ndaj kosovarit të ISIS-it: Bashkëpunoi me BIA’n, paguhej 700 Euro

Takim i përbashkët mes Drejtorisë së Arsimit dhe Policisë së Kosovës për sigurinë në shkolla

 Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor
Lajme

Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

11 September 2025 0 Comment 4 min read

AA

Gëzim të madh kishte në Kosovë të hënën mbrëma. 

“Dardanët” shokuan përfaqësuesen e Suedisë me fitore 2:0 në ndeshjen e dytë të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2026. 

Tani Kosova është e dyta pas dy ndeshjeve me tri pikë. Zvicra i prinë grupit me gjashtë pikë. Suedia e Sllovenia kanë nga një pikë në vendin e dytë e të tretë. 

Golat u shënuan nga Elvis Rexhbeçaj dhe Vedat Muriqi. 

Bersant Celina nuk u ftua dhe pati reagime të shumta nga njohës të futbollit në Kosovë për mosftesën e tij. Por Celina shpreson që të ftohet në tetor për ndeshjet ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri” dhe në udhëtim te Suedia. Këto ndeshje luhen më 10 e 13 tetor. 

28-vjeçari Celina në këtë edicion ka realizuar shtatë gola, ndërsa ka kontribuuar me katër asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat për AIK-un e Suedisë. 

“Isha shumë afër, por shpresoj të jem në grumbullimin e tetorit”, ka deklaruar Celina të enjten për mediumin suedez “FotbollDirekt”. 

Celina si dyvjeçar u largua në kohën e luftës nga Kosova për në Norvegji. 

Ai e përfaqësoi Norvegjinë nga grupmosha U15 deri në U21. 

Por, Kosovën e përfaqëson prej vitit 2014. 

“Jam shumë i lumtur për fitoren e Kosovës. Kurrë nuk e di se çfarë mund të ndodh. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë për t’u kualifikuar në Botëror, nuk ka ndeshje të lehta. Sidomos ajo kundër Suedisë në Gothenburg, por të shohim. Nëse mund të fitosh një herë ndaj Suedisë, padyshim se mund të fitosh edhe për herën e dytë”, ka deklaruar Celina. 

Celina që ka afro 40 paraqitje me Kosovën në nivelin e seniorëve, ka pasur bisedime me kapitenin e AIK-ut, Anton Saletros, i cili e përfaqëson Suedinë. 

Saletros ishte në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Kosovës, por nuk u inkuadrua në lojë. 

“Shpresoj të jem i grumbulluar në tetor. Njerëzit atje janë shumë të lumtur dhe krenar pas ditës së hënë”, është shprehur Celina.

Share This:

Tags: Celina
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 12

12 September 2025
Lajme

Celina shpreson të jetë te Kosova në

11 September 2025
Lajme

Edicioni i 33-të i Kalimerës Poetike “Basri

11 September 2025
Lajme

Eurodeputetët: Kjo Serbi s`ka vend në Bashkimin

11 September 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.