
Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë
“Gjatë Diaspora Open Day, prezantuam Parkun Teknologjik, mundësitë që ofron, vizionin dhe misionin tonë për një Kamenicë më digjitale dhe më inovative”, shkruan faqja zyrtare e Komunës së Kamenciës.

Sipas njoftimit, i pranishëm ishte edhe Kryetari Kadri Rahimaj, i cili prezantoi projektet dhe rezultatet e qeverisjes së tij, si dhe mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Diasporë.


Takimi u përmbyll me një koktej dhe diskutime të hapura me pjesëmarrësit nga mërgata.
Po aty falënderohen të gjithëve pjesëmarrësit për kohën e tyre kushtuar këtij aktiviteti, si dhe për përkushtimin e dëshmuar për të qenë pjesë e këtij rrugëtimi.


