Thursday 18 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të enjten, 18 shtator 2025

Shpëtoi heroikisht dy fëmijë, shqiptari merr nënshtetësinë greke nga kryeministri Mitsotakis

Hyseni: “Për Gjilanin që duam, secili veq e veq, e të gjithë BASHKË, drejt fitores

Gjilan: Zyrtar i KEDS-it dyshohet se ka marrur ryshfet, qytetari akuzohet për sulm

Protestë në Viti pas vdekjes së të riut nga aksidenti me veturë

U mbajtën provimet pranuese të konkursit plotësues për studimet baçelor në UKZ

Aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë euro

Arbër Ismajli i shpreh ngushëllime familjes së Vllaznim Aliu të ndjerë

Parashikimi i motit për të mërkurën, 17 shtator 2025

Kryetari Hyseni: Problemit me qentë endacakë i kemi dhënë fund

 Shtetësia e Kosovës lajm në mediat britanike, Dua Lipa: E dua këtë vend
Kulturë Muzikë

Shtetësia e Kosovës lajm në mediat britanike, Dua Lipa: E dua këtë vend

3 August 2025 0 Comment 4 min read

AA

BBC-ja i kushton rëndësi pajisjes së Dua Lipës me shtetësinë e Kosovës dhe festivalit “Sunny Hill”.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është pajisur me shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Image

E një lajm i tillë ka bërë bujë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku një artikull të posaçëm e ka publikuar edhe BBC, duke cituar emocionet e këngëtares që deklaroi se “ndjehet e plotësuar” pas këtij momenti të veçantë.

“Ndjehem sikur dy anët e mia më në fund janë bërë një. E dua këtë vend dhe kjo ka shumë domethënie për mua dhe familjen time”, është shprehur Lipa, citohet nga BBC.

Image

Ceremonia u mbajt të premten dhe u organizua nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e vlerësoi artisten si “një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e vendit”.

“Dua dhe Kosova gjithmonë kanë qenë të pandashme. Nga skenat më të mëdha botërore në zemrat e miliona njerëzve, ajo ka bartur rrëfimin tonë me forcë e krenari”, ka shkruar presidentja Osmani në rrjetin social X, duke ndarë fotografi nga ceremonia. Në një postim tjetër, ajo ka shtuar: “Thesari i Kosovës – mirë se erdhe në shtëpi”.

Sipas BBC-së, gjatë ceremonisë, Dua Lipa është pritur edhe nga një kor fëmijësh që interpretoi këngën e saj “Levitating”. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili e ka cilësuar Lipën si krenari të përbashkët të Britanisë së Madhe dhe Kosovës.

Dua Lipa aktualisht ndodhet në Kosovë për të marrë pjesë në festivalin muzikor “Sunny Hill”, i cili është themeluar nga vetë ajo dhe babai i saj në vitin 2018. Ajo ishte performuesja kryesore e natës së parë të festivalit këtë të premte.

Këngëtarja është tashmë shtetase e tre vendeve – Britanisë së Madhe, Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo u pajis me shtetësinë shqiptare në vitin 2022 për kontributin e saj në promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Në vitin 2022, ajo gjithashtu është shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës, titull që ajo e kishte quajtur “nder dhe privilegj për të përfaqësuar vendin tim në të gjithë botën”, raporton BBC.

Në një postim në rrjetet sociale pas performancës së saj në “Sunny Hill”, Lipa shkroi: “Të ndaj këtë natë me ju, në qytetin që më formësoi, e rrethuar me aq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë të përshkruaj me fjalë se çfarë domethënie ka kjo për mua”. /rtk

Share This:

Tags: Dua Lipa
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të enjten, 18

17 September 2025
Futboll

Zhegrova i lumtur pas debutimit te Juventusi:

17 September 2025
Lajme

Shpëtoi heroikisht dy fëmijë, shqiptari merr nënshtetësinë

17 September 2025
Lajme

Hyseni: “Për Gjilanin që duam, secili veq

17 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Revista franceze: Dua Lipa, arma diplomatike e

5 August 2025

Revista franceze “Le Point” i ka kushtuar një tekst këngëtares Dua Lipa dhe lidhjes

Kulturë Muzikë

Sonte nata e tretë dhe e fundit

3 August 2025

Festivali më i madh muzikor në Kosovë, “Sunny Hill”, po vazhdon të mbahet në

Lajme

BBC shkruan se si Dua Lipa e

3 August 2025

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka thënë se “ndihet sikur të dyja anët

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.