Thursday 6 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Drejtori i Shkollës “Abaz Ajeti”, Arsim Bejtullahu mbështet idenë e rektorit Dërmaku që “Shkolla e Bujqësisë” t’i jepen në shfrytëzim UKZ-së
Lajme Opinione

Drejtori i Shkollës “Abaz Ajeti”, Arsim Bejtullahu mbështet idenë e rektorit Dërmaku që “Shkolla e Bujqësisë” t’i jepen në shfrytëzim UKZ-së

23 July 2025 0 Comment 6 min read

AA

Pas një periudhe të gjatë zvarritjesh për lokacionin e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kohë më parë është gjetur një zgjidhje, me vendim të Kuvendit Komunal të Gjilanit, gjegjësisht këshilltarëve të subjekteve të përfaqësura, të cilët kanë miratuar kërkesën e rektoratit të UKZ-së për zgjerimin e hapësirave të kampusit të Universitetit, conform me standardet bashkëkohore ndërkombëtare, shkruan TV Gjilani.

Lidhur me këtë cështje, rektori Dërmaku ka potencuar domosdonë e zgjerimit të hapësirave edhe në një lokacion tjetër në periferi, gjegjësisht në Ish-Shkollën e Bujqësisë dhe objektin e “Fshatit të Lumtur”.

“Janë dy hapësira të pashfrytëzuara prej vitesh në Gjilan: “Fshati i lumtur” dhe “Shkolla e Bujqësisë”, të cilat ka vite që nuk shfrytëzohen. Askush nuk është aty. – Kam kërkuar nga kryetari i Komunës dhe asambleistët që t’i jepen Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, pasi nuk po shfrytëzohen? – Ato dy hapësira mund të ndërlidhen sepse janë shumë afër njëra-tjetrës”, ka theksuar rektori Dërmaku në një prononcim medial.

Ai më tej ka shtuar se institucioni që drejton, Universiteti “Kadri Zeka” mëton të zgjerohet me programe të reja dhe atraktive për të rinjtë, prandaj i duhen hapësira adekuate alternative.

“Ne kemi ide dhe dëshirë që të zhvillohemi si Universitet dhe të profilizohemi me programe të ndryshme, të cilat nuk i kanë universitetet tjera… P.sh. dëshirojmë të zgjerohemi me programe, si: Mjekësi Sportive, Fizoterapi, Programe Sociale, Teknologji Ushqimor etj. Për të gjitha këto nevojiten hapësira. Dhe do të ishte ideale të bëhet një kombinim i të dy hapësirave atje”, ka theksuar më tej rektori dërmaku, duke nënvizuar se UKZ do të bëhej universiteti me kampusin më të madh pasi atje janë edhe ndërtesat të përfunduara.

Rektori Dermaku më tej ka theksuar se nuk dëshiron që Universiteti të bëhet pronë e përhershme por ka kërkuar që t’i jepen UKZ-sw nw shfrytëzim, ndërsa potencoi se kjo kërkesë ka hasur në “vesh të shurdhër” nga asambleistët, anipse sipas tij, dihet mirëfilli se do të ishte ideale për të gjithë qytetarët e Anamoravës. Ai ka shtuar e konstatuar se po të realizohej kjo ide aty do të bëheshin edhe investime.

E lidhur me këtë daklaratë të rektorit Dërmaku ka reaguar drejtori i Shkollës së Mesme të Ultë “Abaz Ajeti”, Prof. Arsim Bejtullahu.

Ai ka theksuar për TV Gjilani se e vlerëson tejet pozitive idenë e rektorit Dërmaku, duke i konsideruar shumë pozitive funksionalizimet eventuale të objekteve të potencura në periferi të qytetit të Gjilanit.

“Duke pasur parasysh që objekti i “Shkollës së Agrobiznesit” nuk është funksional për arsye tanimë të njohura nga qytetarët dhe komunitetin arsimor, e konsideroj të arsyeshme deklaratën e rektorit që kjo shkollë t’i jepet në shfrytëzim UKZ-së, që ajo të vëhet në pronësi ose përdorim afatgjatë, si nevojë e domosdoshme për zgjerim”, ka shkruajtur Bejtullahu.

Sipas tij, Universitetet nuk janë vetëm institucione arsimore, por edhe qendra identitare, kulturore dhe zhvillimore për qytetin dhe komunitetin ku veprojnë.

“Rektori ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së hapësirës aktuale të universitetit, duke e konsideruar atë pjesë thelbësore të identitetit të institucionit. Unë e përkrah plotësisht këtë qëndrim, duke besuar se hapësira e universitetit duhet të mbetet aty ku është, si themel i vazhdimësisë dhe zhvillimit të tij”, ka vijuar Bejtullahu.

“Kjo do të siguronte një shfrytëzim racional të një infrastrukture me standarde të larta, do të garantonte vazhdimësinë e destinacionit arsimor të objektit dhe do të kontribuonte në forcimin e rolit të universitetit si shtyllë zhvillimore për qytetin e Gjilanit dhe rajonin”, ka nënvizuar në fund drejtori i Shkollës së Mesme të Ultë “Abaz Ajeti”, e cila është gjeografikisht më e afërta me obkektet e lartpërmendura, dhe se do të ishte mbase interes reciprok për thellimin e bashkëpunimit të një të ardhme të sigurtë të arsimit në përgjithësi, vecmas për nxënësit e kësja pjese të qytetit, të cilët do të mund të shkëmbenin përvoja të jashtëzakonshme të mësimit Dual, paralelisht me studentët e programe të reja të të së ardhme së këtij universiteti. Xh. V. /TV Gjilani/

Share This:

Tags: Arsim Bejtullahu UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.