
Kryetari Rahimaj pret në takim operatorët ekonomik
Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me shefin e kabinetit, Vaxhid Rexhepaj dhe Drejtorin e Investimeve Kapitale, Blerim Murina, kanë mbajtur takim me operatorët ekonomik dhe menaxherët e mbikëqyrësit e kontratave të projekteve.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me ecurinë e punëve në realizim të projekteve.
Kryetari Rahimaj ka kërkuar informata nga operatorët ekonomik dhe menaxherët e mbikëqyrësit kontratave për projektet e realizuara.

Ndër të tjera janë diskutuar edhe sfidat e problemet që mund të hasen në realizim të projekteve kapitale.
Kryetari Rahimaj u ka ofruar mbështetje të plotë operatorëve ekonomik duke u ofruar zgjidhje për problemet që kanë, në mënyrë që projektet e planifikuara të mos mbesin pa u realizuar.
