
Komunikatë zyrtare | Mehdi Çoba është lojtari i ri i Gjilanit
Futbollisti nga Shkodra i është bashkuar kuqebardhëve pas formimit në klubin e Vllaznisë, ekip me të cilin fitoi edhe dy trofe të Kupës së Shqipërisë.

25 vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut ka qenë gjithashtu edhe reprezentues i kombëtares shqiptare me moshat e 21 vjeçarëve.
Çoba është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani, i cili i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese.
Lojtari do ti bashkohet ekipit më 1 Korrik në fazën përgatitore e cila fillon në Gjilan.
