Wednesday 24 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vjedhje e rëndë në ish-pishinën Hawaii në Gjilan, dëmi kap vlerën rreth 55 mijë euro

Gjilan: Disa nxënës, mësimdhënës e drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko” vizitojnë Liqenin e Ujmanit

Kryetari Hyseni, priti ambasadorin e Sllovenisë, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kryetari Rahimaj: Shumë punë në proces në Koretin

Gjilan: Tërhiqet propozimi për dhënien në shfrytëzim të mbi 75 hektarëve tokë komunale, Murseli: Presioni

Parashikimi i motit për të martën, 23 qershor 2026

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” koordinohen për organizimin e Konferencës Shkencore “Flaka e

Gjilani mban dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029, prezantohen prioritetet zhvillimore

Drejtori i Shërbimeve Publike: Projekti i bulevardit ka kaluar të gjitha fazat dhe filtrat e

U mbajt punëtori për avancimin e Statutit të UKZ-së

 U mbajt vizita për akreditimin e programit “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” të Fakultetit të Edukimit në UKZ
Lajme

U mbajt vizita për akreditimin e programit “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” të Fakultetit të Edukimit në UKZ

24 April 2025 0 Comment 3 min read

AA

U mbajt vizita për akreditimin e programit “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” të Fakultetit të Edukimit në UKZ

24 Prill, 2025

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u zhvillua sot vizita për akreditimin e programit të studimeve “Mësimdhënie në Gjuhë Angleze”, MA, nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA). Ky program bën pjesë në Fakultetin e Edukimit të këtij universiteti.

Vizita u realizua nga ekipi i ekspertëve të përbërë nga Tanja Gradecak – eksperte, Thomas Wulstan – ekspert (në mënyrë virtuale), Elisa Knief – përfaqësuese e studentëve. Nga ana e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, vizita u koordinua nga Milot Hasangjekaj – Udhëheqës i Divizionit të Pas-Akreditimit dhe Betim Sherifi – Zyrtar i Lartë për Monitorim.

Gjatë kësaj vizite u mbajtën takime me menaxhmentin e Fakultetit të Edukimit, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, stafin administrativ dhe stafin akademik. Takimet u organizuan në disa sesione të ndara, duke ofruar hapësirë për prezantimin e përvojave dhe perspektivave të ndryshme në lidhje me programin “Mësimdhënie në Gjuhë Angleze”.

Gjatë këtij procesi, ekspertët patën mundësinë të njihen nga afër me cilësinë akademike, infrastrukturën universitare si dhe ndikimin konkret të programit në tregun e punës. Takimet u zhvilluan në një frymë bashkëpunuese dhe u karakterizuan nga diskutime të hapura mbi sfidat ekzistuese dhe potencialin për zhvillim të mëtejshëm të programit.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë, duke ofruar programe akademike konkurruese, të cilat janë të harmonizuara me kërkesat dhe zhvillimet e tregut të punës.

Përmes proceseve të rregullta të akreditimit, vetëvlerësimit dhe investimit në zhvillim profesional, UKZ synon të avancojë standardet akademike dhe të krijojë mundësi të reja për studentët e vet, duke u fokusuar në përgatitjen e tyre për tregun global dhe nevojat e një shoqërie në ndryshim të vazhdueshëm.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Vjedhje e rëndë në ish-pishinën Hawaii në

24 June 2026
Lajme

Gjilan: Disa nxënës, mësimdhënës e drejtoresha e

24 June 2026
Lajme

Kryetari Hyseni, priti ambasadorin e Sllovenisë, flasin

24 June 2026
Opinione

Nga, Ismet Sylejmani: VAJI DHE LOTI I

23 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”

23 June 2026

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Konferencës Shkencore me temën “Flaka e Janarit:

Lajme

U mbajt punëtori për avancimin e Statutit

22 June 2026

Më 18–19 qershor 2026, Programi SHER mbështeti Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në

Lajme

UKZ pjesëmarrëse e takimit të radhës të

22 June 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” mori pjesë në Takimin e Tretë Transnacional të Projektit AUREA

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.