Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Presidenti i Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Lajme

Presidenti i Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

11 April 2025 0 Comment 17 min read

AA

11 Prill, 2025 – Me një ceremoni solemne dhe të veçantë akademike, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan i akordoi sot titullin më të lartë nderi,” Doctor Honoris Causa”, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij z. Bajram Begaj.

Ceremonia u mbajt në universitet ku mblodhi personalitete të larta nga Kosova dhe Shqipëria, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, ambasadorë, akademikë, si dhe profesorë e studentë të UKZ-së.

Fillimisht, Presidenti Begaj u prit në mënyrë solemne nga Rektori Dërmaku dhe stafi i tij. Ai u shoqërua në ambientet e Rektoratit, ku u nënshkrua në Librin Amë të Universitetit, një akt simbolik që i parapriu ceremonisë zyrtare të nderimit.

Në hapje të ceremonisë, pas intonimit të Himnit të Kosovës dhe Himnit Kombëtar, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, theksoi rëndësinë që ky titull përfaqëson për institucionin dhe shoqërinë.

“Sot, në këtë ceremoni solemne, Universitetin Publik “Kadri Zeka” ka nderin e veçantë që t’i ndajë titullin “Doctor Honoris Causa” Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Ky nuk është vetëm një titull formal, ky është një akt mirënjohjeje, respekti dhe falënderimi për një jetë në shërbim të kombit, të dijes dhe të humanizmit. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe si President i Republikës, keni qenë zëri i qetë, por i vendosur, i kombit tonë. Në momentet më të errëta për Kosovën, kur kishte nevojë për dorën e vëllait, ju ishit aty, jo për lavdi, por për përkushtim, jo për pozicion, por për mision,” ka thënë Rektori Dërmaku në fjalën e tij.

Po ashtu, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, në fjalën e tij ka thënë se populli i Kosovës nuk harron, qytetarët e thjeshtë të Gjilanit ju kujtojnë me zemër, sepse ju ishit aty kur kishte më së shumti nevojë, por edhe në paqe angazhimi juaj ka qenë i vazhdueshëm.

“Ju ishit përkrahës i pavarësisë, i të drejtave tona, i arsimit dhe i zhvillimit institucional. Ju i dhatë Kosovës zë në diplomacinë shqiptare dhe forcë në skenën ndërkombëtare. Sot, ju jeni në vendin tuaj, në Gjilan, në shtëpinë tuaj, në mesin e vëllezërve që i dolët në ndihmë në kohët më të vështira. Në këtë Universitet që mban emrin e heroit Kadri Zeka, ju mirëpresim në tempullin tonë të dijes dhe kujtesës historike. Përmes këtij titulli, ne nderojmë një njeri që mishëron virtytet më të larta të një udhëheqësi modern, njeri të dijes, karakterit dhe përulësisë”, ka thënë Rektori Dëmaku.

Ndër tjerash Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka thënë se, le të jetë ky moment një mesazh për studentët tanë: Po, ia vlen të studiosh. Po, ia vlen të shërbesh. Po, ia vlen të jesh i ndershëm, i përkushtuar dhe njerëzor.

Nndërsa në fjalën e saj Ministrja e Arsimit Shkencës teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci tha se nderimi që sot i bëhet Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, nga një institucion i rëndësishëm arsimor si Universiteti Publik “Kadri Zeka”, është një dëshmi e fuqisë që ka arsimi për të ndërtuar ura bashkëpunimi, respekti dhe uniteti kombëtar.

“Është nder i veçantë për Republikën e Kosovës që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, po nderohet sot me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.

Ky akt simbolizon jo vetëm respektin për një personalitet të shquar të kombit tonë, por edhe thellimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve tona akademike e shtetërore,” ka thënë Ministrja Nagavci.

Më pas, Prof. Asoc. Dr. Shpresa Qamili lexoi laudacionin zyrtar për Presidentin Begaj, duke përshkruar kontributin e tij si figurë politike, humane dhe përfaqësues i unitetit mbarëkombëtar.

Pastaj Prorektori Prof. Dr. Dukagjin Leka lexoi vendimin e Senatit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, me të cilin Presidentit të Republikës së Shqipërisë i akordohej titulli Doctor Honoris Causa.

Në momentin solemn, të shoqëruar me Himnin Akademik “Gaudeamus Igitur”, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, i dorëzoi diplomën e titullit Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij z. Bajram Begaj.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj falënderoi Universitetin për këtë nder të veçantë. Ai tha se marrja e titullit “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ka domethënie shumë të madhe dhe nuk mund t’i fsheh dot emocionet. Nga sot lidhja me qytetin dhe Universiteti “Kadri Zeka” është shumë e madhe lidhja me Kosovën, kjo lidhje do të jetë kurdo e kudo, në çdo rrethanë e situatë, tha presidenti Begaj.

“Universiteti Publik “Kadri Zeka”, mban emrin e birit të shquar të këtyre trevave, patriot dhe luftëtar shumë i madh dhe besoj që emri i tij ndriçon rrugën e universitetit dhe të atyre studentëve që studiojnë këtu.

Është një nderë i jashtëzakonshme të marrë këtë titull sot. Vlerësim është jo vetëm një nder personal për mua, por edhe një përgjegjësi si një kujtesë për arsimin dhe për brezat e rijnë që vijnë pas.

Nuk mjafton thjesht të kemi më shumë universitete, por na duhen më shumë njerëz të aftë, më shumë shkencëtarë, sipërmarrës të cilët mendojnë për të ardhmen dhe të tjerët. Të punojmë së bashku për një shoqëri më të fortë dhe të ditur për të ardhmen e përbashkët”, ka thënë ndër të tjera Begaj.

Ceremonia u përmbyll me një pjesë muzikore artistike, ku Solistja Rina Kurteshi e shoqëruar me piano nga Flakron Kallaba, interpretuan veprat shqiptare “Pranvera filloj me ardhë” krijim kompozitorit Tonin Harapi dhe “Margjelo” krijim i kompozitorit të njohur shqiptar, Prenk Jakova, me tekst të Filip Ndocajt.

Në nderim të kësaj ceremonie të veçantë, në oborrin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” u mboll një pishe simbolike nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij z. Bajram Begaj, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë znj. Arbërije Nagavci.

Kjo pishë është një shenjë kujtese dhe mirënjohjeje, një simbol i jetës, qëndrueshmërisë dhe lidhjes së përhershme mes institucioneve tona dhe vlerave që na bashkojnë.

+32

Shiko të dhënat

Nxit një postim

Të gjitha reagimet:

99

Share This:

Tags: Bajram Begaj UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.