Sunday 17 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilani përcjell haxhitë në rrugën e shenjtë – Prezente udhëheqja komunale dhe fetare

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

DKA në Kamenicë koordinon përgatitjet për mësimin tërëditor dhe digjitalizimin e shkollave

Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet në krye të Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve Komunale

Sh.M.L “Kongresi i Manastirit” në Pozheran renditet e dyta në nivel vendi në projektin për

UKZ prezanton ofertën akademike para maturantëve në Gjilan

Ndërron jetë Alush Gashi, politikani i shquar kosovar

Pensionohet pas 26 vitesh shërbim zyrtari policor Sinan Zeneli

Në Gjilan promovohet libri “Amaneti i brezave mbi supet e Hysen Zhujës”

 U mbajt ceremonia e hapjes së Klinikës Ligjore mbi Azilin, Refugjatët dhe Pashtetësinë
Lajme

U mbajt ceremonia e hapjes së Klinikës Ligjore mbi Azilin, Refugjatët dhe Pashtetësinë

18 March 2025 0 Comment 5 min read

AA

18 Mars, 2025 – Në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt ceremonia e hapjes së Klinikës Ligjore mbi Azilin, Refugjatët dhe Pashtetësinë, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e mbështetur nga UNHCR dhe Programi për të Drejtat Civile Kosovë (CRPK).

Ceremoninë e hapi Porf. Dr. Dukagjin Leka, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. Prorektori Leka në emër të Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dëramku, përshëndeti pjesëmarrësit të cilëve njëherësh ju dëshiroi suksese. Në fjalën e tij Prorektori Por. Dr. Dukagjin Leka theksoi rëndësinë e Klinikës Ligjore si një mundësi e mirë për studentët që të përfshihen në çështje të së drejtës ndërkombëtare dhe për ata që kontribuojnë në fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ndërkohë, Znj. Merita Ahma, zyrtare për mbrojtje ligjore në UNHCR, foli mbi sfidat me të cilat përballen refugjatët dhe personat pa shtetësi, duke nënvizuar nevojën për përmirësimin e mekanizmave mbrojtës dhe zbatimin e politikave të bazuara në standardet ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Mr. Memli Ymeri, Drejtor Ekzekutiv i CRPK, vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve akademike, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit të drejtësisë për të siguruar një qasje efektive dhe të drejtë për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje ligjore në Kosovë.

Pas fjalimeve, studentët patën mundësinë të marrin pjesë në një diskutim të hapur, ku u trajtuan çështje praktike mbi azilin dhe pashtetësinë. Në fund të aktivitetit, u shpërndanë materiale informuese për të ndihmuar studentët në edukimin e tyre ligjor mbi këtë fushë.

Klinika Ligjore do të zhvillohet nga 18 mars – 29 prill 2025 dhe do të përfshijë leksione, simulime praktike dhe vizita studimore.

Ligjëratat do të trajtojnë tema si: Korniza ligjore ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve dhe të drejtat e njeriut të cilën do ta mbaj Prof. Dr. Dukagjin Leka, për drejtësinë tranzicionale  do të flas znj. Teuta Prekazi Haxhibeqiri, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë OKB-së, për instrumentet ndërkombëtare dhe legjislacionin e BE-së në fushën e azilit do të flas Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, z. Memli Ymeri do të flasë për temën korniza ligjore dhe institucionale në Kosovë, për instrumentet ndërkombëtare në fushën e pashtetësisë do të flas Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, z. Mentor Seferi do të flas për Kornizën ligjore dhe institucionale në Kosovë.

Gjatë Klinikës Ligjore do të organizohen simulime praktike mbi procedurat për përcaktimin e statusit të pashtetësisë, regjistrimin e mëvonshëm të lindjes, konfliktin administrativ dhe rolin e gjyqësorit. Simulimet do të mbahen nga znj. Teuta Pireva, CRP/K, z. Yll Zajmi, CRP/K si dhe znj. Delushe Halimi-Judge.

Njëherësh gjatë Klinikës është paraparë të organizohen vizita studimore në Qendrën e Azilit në Magure nga z. Fitim Zariqi Udhëheqës i Qendrës së Azilit, ku studentët do të njihen me procesin e pranimit dhe trajtimit të azilkërkuesve.

Ndërsa në fund të klinikës do të mbahet testimi dhe certifikimi i studentëve pjesëmarrës të cilët do të vlerësohen përmes një testi arritshmërie.

Kjo klinikë ligjore është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së juristëve të rinj për të mbrojtur të drejtat e refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Kosovë dhe më gjerë.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

EUROVISION 2026 “SHPËRTHEN” NË VJENË: Bullgaria triumfon,

17 May 2026
Kulturë

Kush është Dara, fituesja e Eurovisionit 2026?

17 May 2026
Kulturë

Dizajnerët nga Kosova veshin prezantuesen e Eurovisionit

16 May 2026
Lajme

Gjilani përcjell haxhitë në rrugën e shenjtë

16 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ prezanton ofertën akademike para maturantëve në

15 May 2026

Përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” zhvilluan një takim

Lajme

UKZ dhe Kolegji AAB forcojnë bashkëpunimin në

13 May 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Kolegji AAB kanë nënshkruar aneks-marrëveshjen për organizimin e përbashkët

Lajme

UKZ prezantohet në “Staff Week” në Bullgari

13 May 2026

Universiteti Publik ‘Kadri Zeka’ po merr pjesë në edicionin e 10-të të aktivitetit ndërkombëtar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.