Friday 6 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LDK në Gjilan kritikon qeverisjen lokale: Qyteti po përballet me bllokadë zhvillimore dhe degradim të

Kamenicë: Gjobitet me 500 euro pronari i biznesit për hedhjen e mbeturinave në lumin e

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike

Tronditet Prokurimi i Policisë së Kosovës – drejtori nën hetim për dhjetëra kontrata, IPK kërkon

Ndeshjet e zjarrta të Europa League: Juventus udhëton në Holandë, Leverkusen pret Marseille

Një punëtor i Raiffeisen Bankës qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan

Në Kamenicë mbahet punëtoria e dytë për Planin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban

Presidentja Shiroka Pula takon ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis

Ish-Presidentja Jahjaga urim special babait për 80-vjetorin: 80 vite jetë, dashuri dhe sakrificë

Presidenti Begaj merr progres-raportin e KE-së: Shqipëria e përkushtuar për anëtarësim në BE deri në

 Studentët e Fakultetit Juridik të UKZ-së fillojnë praktikën në Gjykatën Themelore të Gjilanit
Lajme

Studentët e Fakultetit Juridik të UKZ-së fillojnë praktikën në Gjykatën Themelore të Gjilanit

18 March 2025 0 Comment 4 min read

AA

18 Mars, 2025 – Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” kanë nisur praktikën e tyre tre-mujore në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Ky bashkëpunim i rëndësishëm është pjesë e zhvillimit të lëndëve praktike të moduleve administrativ, penal, civil dhe financiar, të cilat përbëjnë shtyllat kryesore të formimit akademik për studentët e drejtësisë.

Ky program praktik është realizuar në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar mes Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Gjykatës Themelore të Gjilanit, duke synuar rritjen e përvojës profesionale të studentëve dhe përgatitjen e tyre për sfidat e tregut të punës.

Me rastin e fillimit të praktikës, studentët e Fakultetit Juridik, së bashku me profesorët Vaxhid Sadriu dhe Liridon Dalipi, u pritën në një takim nga kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, z. Vehnar Salihu. 

Gjatë takimit, u diskutua rëndësia e praktikës profesionale dhe mundësitë që ky bashkëpunim ofron për studentët, duke i ndihmuar ata të njihen nga afër me procedurat gjyqësore dhe punën e sistemit të drejtësisë.

Kryetari i Gjykatës, z. Salihu, shprehu mbështetjen e tij për këtë iniciativë, duke theksuar se një përvojë e tillë është thelbësore për formimin profesional të juristëve të rinj. Nga ana tjetër, profesorët Vaxhid Sadriu dhe Liridon Dalipi falënderuan Gjykatën Themelore për gatishmërinë për të pritur studentët dhe për kontributin në përmirësimin e njohurive praktike të tyre.

Përmes kësaj praktike, studentët do të kenë mundësinë të angazhohen drejtpërdrejt në mjedisin gjyqësor, duke marrë pjesë në procese dhe aktivitete të ndryshme ligjore. Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë akademike dhe lidhjes më të ngushtë mes arsimit dhe praktikës profesionale.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Bardh Frangu vjen në Gjilan për promovimin

5 November 2026
Lajme

LDK në Gjilan kritikon qeverisjen lokale: Qyteti

5 November 2026
Lajme

Kamenicë: Gjobitet me 500 euro pronari i

5 November 2026
Lajme

Lind foshnja e parë me IVF në

5 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Rektorja e UKZ-së priti mësimdhënësit nga PH

4 November 2026

Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj, së bashku me

Lajme

Ministri Hajrulla Çeku në Gjilan: Takim me

27 October 2026

“Prindërit janë partnerë të pazëvendësueshëm për arsim më cilësor” GJILAN – Ministri i Arsimit,

Lajme

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për

26 October 2026

Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj, priti në takim

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.