
Presidenti Bajram Begaj, uron Kryepeshkopin e ri të Shqipërisë, hirësinë e tij, Imzot Joanin
Presidenti Bajram Begaj, uron Kryepeshkopin e ri të Shqipërisë, hirësinë e tij, Imzot Joanin.

Bajram Begaj: “Shumë urime për Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësinë e Tij, Imzot Joanin!”
“Nën drejtimin e tij, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.”, ka shkruar presidenti Begaj.
