
Pamjet nga tragjedia e madhe në Koçan
Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e para të zjarrit të madh që ra në orët e hershme të mëngjesit në një diskotekë në Koçan.

Në një nga pamjet, ekipet e zjarrfikësve shihen brenda ndërtesës.
Zjarri me shumë gjasa ka ndodhur për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike.
Në vendngjarje ndodhen ekipe policore, zjarrfikëse dhe prokurorë. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ndodhet në Koçan.
Në një tjetër video që është shfaqur më pas në rrjetet sociale, shihen flakët e larta, të filmuara nga distanca. Zjarri dyshohet se ka rënë rreth orës 03:00.
