
Kryediplomatja gjermane në shkuarje përkrah Zelenskyn: Ukraina s’është e vetme
Ministrja e Jashtme në shkuarje e Gjermanisë, Annalena Baerboc, ka mbështetur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit të tensionuar që ky i fundit ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump, dhe zëvendësin e këtij të fundit JD Vance.

Ajo ka thënë se Ukraina nuk është e vetme.
Po ashtu, Baeboc ka deklaruar se Gjermania me aleatët e tjerë evropianë qëndrojnë me Ukrainën
“Gjermania së bashku me aleatët tanë evropianë qëndron e bashkuar përkrah Ukrainës – dhe kundër agresionit rus. Ukraina mund të bazohet në mbështetjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe më gjerë. Mbrojtja e tyre e demokracisë dhe kërkimi i tyre për paqe dhe siguri është e jona.”
Ukraine is not alone.
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) February 28, 2025
Germany together with our European allies stands united alongside #Ukraine – and against the Russian aggression. Ukraine can build on unwavering support from Germany, Europe and beyond. Their defence of democracy & their quest for peace & security is ours.
