![Rektori i UKZ-së ka pritur në takim përfaqësuesit e INIBIA për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2025/02/GJER1-scaled-1-850x560.jpg)
Rektori i UKZ-së ka pritur në takim përfaqësuesit e INIBIA për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka pritur në një takim Dieter Schulze, president i Rrjetit Evropian për Integrim Social dhe Profesional të Personave të Pafavorizuar (REIN) dhe Drejtor Menaxhues i Institutit për Arsimin Ndërkombëtar dhe Tregun e Punës (INIBIA) nga Gjermania, së bashku me Arsim Rexhepin nga shkolla profesionale gjermane Montessori në Sendenhorst.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Takimi u fokusua në mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin e programeve të reja akademike të bazuara në modelin e mësimit dual në nivelin e pestë të arsimit, i cili kombinon teorinë akademike me praktikën profesionale. Ky model, i dëshmuar me sukses në Gjermani, synon të krijojë një lidhje më të fortë mes akademisë dhe sektorit të biznesit, duke përgatitur më mirë studentët për tregun e punës.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2025/01/mensur-neziri.jpeg)
Gjatë diskutimeve, u trajtua gjithashtu mundësia e aplikimit në projekte ndërkombëtare për tërheqjen e investimeve, të cilat do të ndihmonin në zhvillimin e programeve të reja inovative në bashkëpunim me industrinë dhe sektorin privat.
Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, theksoi se Universitetit Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar për të sjellë modele të reja të edukimit dhe për të integruar më shumë praktika profesionale në programet akademike. “Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar për të avancuar arsimin profesional dhe për të krijuar një lidhje të fortë mes akademisë dhe industrisë. Modelet e suksesshme nga vendet evropiane si Gjermania mund të jenë frymëzim për ndërtimin e një sistemi arsimor më efikas dhe të orientuar drejt tregut të punës,” tha Rektori Kosumi.
Nga ana tjetër, Dieter Schulze vlerësoi vizionin e UKZ-së dhe theksoi se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur projekte që fuqizojnë lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës. Ai shtoi se INIBIA dhe REIN do të mbështesin Universitetin Publik “Kadri Zeka” në realizimin e projekteve të përbashkëta, duke ndihmuar në krijimin e programeve të përshtatura me nevojat e industrisë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Në përfundim, të dy palët shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe për të konkretizuar idetë e diskutuara në projekte konkrete, që do të ndihmojnë në fuqizimin e kapaciteteve arsimore dhe ekonomike të Kosovës.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)