Thursday 3 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Baçelor dhe

Haiking në Viti për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

Dekani i FSHS-së në UKZ priti në takim përfaqësues të komuniteteve të Komunës së Gjilanit

Presidentja Osmani priti në takim Ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut, znj. Yuriko Backes

MSH`ja rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët gjatë temperaturave të larta

Abdixhiku pas dështimit të 41’të në Kuvend: Partia e parë vendosi sërish me plot arrogancë

Përfaqësues të Fakultetit Ekonomik po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Universitetin e Kastamonus në Turqi

As konsultat me Presidenten s’kryejnë punë, dështon konstituimi për të 41’ën herë

“Për çka iu kemi zgjedh”, shoqëria civile protestë para Kuvendit

Kryetari i Federatës së Portugalisë: Jam i shkatërruar nga vdekja e Jotas dhe vëllait të

 Regjisori Kushtrim Bekteshi me guxim të madh, sjell në Gjilan “Dredhitë e Patukut” të Fishtës së madh
Kulturë Teatër

Regjisori Kushtrim Bekteshi me guxim të madh, sjell në Gjilan “Dredhitë e Patukut” të Fishtës së madh

26 January 2025 0 Comment 8 min read

AA

“Dredhitë e Patukut”, shfaqja e përkthyer nga Gjergj Fishta, e realizuar nga Kushtrim Bekteshi me teatrin e Tetovës, është prezantuar në natën e katërt të festivalit të dramës “Talia e Flakës 2025”.

Fillimisht duhet vënë në spikamë faktin se teatri i Tetovës e ka dëshmuar me sukses punën serioze e të përkushtuar që po bënë, pasi realizimi i një shfaqje aq të vështirë kërkon mund të madh e njohuri të thella për autorin, Gjergj Fishta, e më pas edhe për Molierin, nga i cili Fishta mori lëndën-motivin.

“Dredhitë e Patokut”, është komedi e hollë e cila sikur të gudulisë gjatë tërë kohës, por të mbanë të vëmendshëm për domosdonë e qetësisë për të kapur detajet, të cilat i hasim të lidhura e të ndërvarura gjatë tërë rrjedhës së shfaqjes.

E shkruar mes viteve 1910 deri 1913 nga Gjergj Fishta, komedia “Dredhitë e Patukut” duket të ketë qenë një inspirim sfidues për regjisorin Kushtrim Bekteshi, i cili e ka gjetur një mënyrë të tij të veçantë për ta rikthyer atë të plotë para shikuesve.

Prologu

Nga prologu i shfaqjes kuptohet se vepra e Fishtës është konsideruar e zhdukur për më shumë se 50 vjet, ndërsa e vetmja kopje “e mbijetuar”, është ruajtur e fshehur nën dërrasat e dyshemesë në shtëpinë e zotëri Luigj Babës. Kësisoji i ka shpëtuar zhdukjes gjatë periudhës së errët komuniste në Shqipëri, kur Gjergj Fishta ishte i ndaluar dhe librat e tij ishin anatemuar, dhe digjeshin, ndërsa secili që ato i ruante, rrezikonte të burgosej!

Poashtu, shikuesi e kupton në prolog se para plotë një çerek shekulli, djali i Luigj Baba, Gjovalini, e ka nxjerr nga poshtë dyshemesë, komedinë, të cilën e ka dorëzuar në bibliotekën françeskane në Shkodër.

Komedia “Dredhitë e Patukut”, derisa ka qenë gjallë Gjergj Fishta, është luajtur nga priftërinjtë dhe shumë grupe amatore të asaj kohe.

Ndërsa realizimi skenik nga Teatri i Tetovës, me regjisor Kushtrim Bekteshi, është i pari dhe i vetmi realizim deri më tani, i kësaj vepre dramatike, dhe si e tillë edhe shfaqja është realizuar për herë të parë në një teatër profesionist, në atë të Tetovës.

“Dredhitë e Patokut” dëshmon qartësisht për punën e madhe e të guximshme të regjisorit për ta vënë në skenë, pasi teksti mjaft kompleks si dhe karakteret e personazheve që i gjejmë aty, janë tejet të vështira për t’u realizuar në nivel të lartë skenik/artistik!

Duke e ditur se Molieri shquhet për karakteret e personazheve, sidomos në komedinë më të njohur të dramaturgjisë botërore, “Koprraci”, ku përmes figurës së Harpagonit demaskon fuqinë shkatërruese të parasë, tek “Dredhitë e Skapinit”, prej nga u tha se Fishta ka marrë lëndën burimore për “Dredhitë e Patokut” të tij, gjejmë një mënyrë tjetër të koprracisë së vënë në spikamë: atë të zhvatjes mjeshtërore të fëmijëve nga baballarët e pasur dhe njëkohësisht koprracë!

Pra, koprracia e të moshuarve, jeta e shthurur e të rinjve, miqësia dhe intriga janë temat kryesore që trajton kjo komedi, e cila integron me mjeshtëri traditën shqiptare me komedinë italiane.

Në shfaqje ‘commedia dell’arte’ është mbarështruar e parafrazuar në stilin e aktrimit dhe ndërtimin e karaktereve, në skenografinë e shfaqjes nga Betim Zeqiri, e po ashtu edhe në kostumografinë e realizuar nga Emira Ymeri, ku është kombinuar kostumi tradicional shqiptar me modën qytetare shkodrane të fillimit të shekullit të XX-të.

Gjuha e komedisë së Fishtës e ruan shprehësinë e origjinalit. Ajo është dialektore dhe me ndikime e ndërhyrje të regjistrit bisedor të kohës, ku bien në sy përdorimi i arkaizmave, turqizmave, huazimeve të tjera në funksion të karakterizimit të personazheve dhe të rritjes së komicitetit të tyre.

Pa dyshim që kjo vepër e Fishtës ka ngritur debate të shumëta: nëse ai (Fishta) e pasuron Molierin përmes dramës “Dredhitë e Patokut”, në variantin e tij të përkthimit, apo vetëm e adapton në një mjedis të caktuar ballkanik, të cilave debate, regjisori Kushtrim Bekteshi duket se u ka dhënë një përgjigje si shpjegim, para së gjithash me guximin regjisorial për të vënë në skenë një vepër të këtij lloji, e aq më parë me një ansambël si ai i Tetovës, ku gjuha si mjeti kryesorë i komunikimit, kuptohet me vështirësi në rajone të ndryshme të gjeografisë shqiptare!

Shfaqja e mbrëmjes së katërt të festivalit të dramës shqipe “Talia e Flakës 2025”, “Dredhitë e Patukut“, ka dëshmuar se këtë edicion ka pasur prurje të kënaqshme realizuese nga teatro të ndryshme, si ai i Gjakovës, teatri i Ferizajit, si dhe teatri “Integra” nga Prishtina, të cilat janë prezantuar deri më tani. Ndërsa, të dielën (sot) dhe gjatë dy ditëve në vijim do të prezantohen edhe tri shfaqje tjera për ta bërë kësisoji punën e jurisë vlerësuese mjaft të vështirë në përcaktimin për çmimet e parapara, pasi si të tilla, çmimet e festivalit të dramës shqipe “Talia e Flakës” kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten një lloj “legjitimimi” artistik i krijimtarisë teatrale në mbarë hapësirën shqiptare.

Të dielën, më 26 janar do të prezantohet ansambli i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” – Tiranë me shfaqjen “Lule Sajza”, me tekst e regji nga Endrit Cela.

Më pas, më 27 dhe 28 janar do të prezantohen dy shfaqje: “Krejona”, nga teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren, si dhe shfaqja “Jam unë ajo” nga produksioni “BON”.

Share This:

Tags: Kult
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj,

3 July 2025
Lajme

Haiking në Viti për nder të 4

3 July 2025
Lajme

Dekani i FSHS-së në UKZ priti në

3 July 2025
Lajme

Presidentja Osmani priti në takim Ministren e

3 July 2025
RELATED Stories for you
Kulturë

Tregimi i javës / Fenoglio: Nëntori mbi

15 April 2023

Giuseppe (Beppe) Fenoglio (1 mars 1922 – 18 shkurt 1963) – shkrimtar, partizan, dramaturg

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.