Sunday 20 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Me nderime të larta u përcoll në banesën e fundit humanisti Avdullah Selishta

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja! Ndërron jetë aktori Jashar Shahiqi

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan

Sebi Ismajli: 27 vite qëndrueshmëri, shembulli i krenarisë dhe dinjitetit në Gjilan

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

 Aksion i madh i Policisë: Identifikohen plot eskorta, arrestohen 21 të dyshuar
Lajme

Aksion i madh i Policisë: Identifikohen plot eskorta, arrestohen 21 të dyshuar

16 December 2024 0 Comment 3 min read

AA

Policia e Kosovës, ka zhvilluar planin operativ “Ditët e veprimit të përbashkët “JAD SEE 2024 ”, i cili ka rrjedhur si planifikim dhe aktivitet i EMPACT-it, në të cilin përveç Kosovës, kanë marrë pjesë edhe shumë shtete tjera, në identifikimin dhe trajtimin e veprave penale dhe dukurive negative, shkruajnë media online.

Bazuar në planin e përgatitur, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, DHTNj, ka ndërmarrë operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikimin e fëmijëve si viktima të mundshme të trafikimit, operacione me inspektorë të MINT, ATK-së dhe inspektorë të punës në kontrollimin e lokaleve dhe një plan taktik lidhur me eskorta.

21 persona të dyshuar janë arrestuar, ndërsa janë iniciuar edhe 10 raste ‘marrje me prostitucion’ të identifikuara si eskorta.

“Gjatë planit operativ kanë qenë të angazhuar edhe njësi tjera mbështetëse të Policisë së Kosovës si dhe i tërë plani është realizuar në bashkëpunim me inspektorë nga MINT, inspektorë të ATK-së, inspektorë nga Inspektorati Qendror i Punës dhe inspektorë komunalë dhe ky bashkëpunim ka rezultuar me aktivitetet si në vijim:

• Inspektimi/kontrollimi i 125 lokaleve të llojeve të ndryshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

• Inicimi i 7 rasteve për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar 7 femra të dyshuara si dhe janë identifikuar 7 fëmijë lëmoshë kërkues.

• Gjithashtu janë iniciuar edhe 10 raste ‘marrje me prostitucion’ të identifikuara si ESKORTA, ku janë arrestuar 21 të dyshuar.

• Gjatë këtij plani janë sekuestruar gjithsej 73 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë referuar në DMH për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj, ku 1 person gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktiv dhe i është dorëzuar stacionit përkatës për procedura të mëtutjeshme.”

Share This:

Tags: Policia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Me nderime të larta u përcoll në

19 September 2026
Arte tjera

25 Vjetori i Karrierës së Balerinit Sinan

12 September 2026
Kulturë

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja!

12 September 2026
Lajme

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora

12 September 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

13 July 2026

GJILAN, 13 Korrik 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri të

Lajme

Policia e Gjilanit dhe Shkolla e Arteve

24 May 2026

Nxënësit përcjellin mesazhe kundër drogës përmes artit – tre punimet më të mira shpërblehen

Lajme

Pensionohet pas 26 vitesh shërbim zyrtari policor

15 May 2026

Pas më shumë se dy dekadash në shërbim të sigurisë dhe rendit publik, pensionohet

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.