Saturday 16 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

DKA në Kamenicë koordinon përgatitjet për mësimin tërëditor dhe digjitalizimin e shkollave

Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet në krye të Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve Komunale

Sh.M.L “Kongresi i Manastirit” në Pozheran renditet e dyta në nivel vendi në projektin për

UKZ prezanton ofertën akademike para maturantëve në Gjilan

Ndërron jetë Alush Gashi, politikani i shquar kosovar

Pensionohet pas 26 vitesh shërbim zyrtari policor Sinan Zeneli

Në Gjilan promovohet libri “Amaneti i brezave mbi supet e Hysen Zhujës”

Policia në Gjilan zhvillon aktivitet vetëdijesues për sigurinë në trafik me nxënësit

Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” shënon Ditën e Shkollës

 UKZ ka hapur Qendrën për Karrierë dhe Alumni
Lajme

UKZ ka hapur Qendrën për Karrierë dhe Alumni

27 November 2024 0 Comment 3 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka”  sot ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mundësive për studentët dhe të diplomuarit, përmes hapjes zyrtare të Qendrës për Karrierë dhe Alumni.

Në hapjen e ceremonisë, të pranishmit u mirëpritën me intonimin e Himnit Kombëtar dhe Himnit të Kosovës.

Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e kësaj qendre në zhvillimin e kapaciteteve të studentëve dhe krijimin e urave të bashkëpunimit midis universitetit dhe industrisë. Ai falënderoi të gjithë kontribuuesit për realizimin e kësaj nisme të rëndësishme.

Pas tij, Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku vlerësoi rolin e universitetit në avancimin e rinisë dhe zhvillimin socio-ekonomik të rajonit.

Gjatë ceremonisë, Arlinda Selmani, u.d. Udhëheqëse e Divizionit për Karrierë dhe Alumni, bëri një prezantim të shërbimeve që do të ofrojë qendra për studentët dhe të diplomuarit, duke përfshirë këshillimin profesional, ndërmjetësimin për punësim dhe lidhjen me komunitetin e alumnisë.

Arsim Vranovci, Kryetar i Bordit Këshillëdhënës Industrial, u ndal tek mundësitë që bizneset ofrojnë përmes bashkëpunimit me Qendrën e Karrierës dhe Alumni, duke vënë theksin te rëndësia e krijimit të një platforme për zhvillimin profesional të studentëve.

Ndërsa, Kryetari i Parlamentit Studentor, Erblin Kastrati, foli për përfitimet e studentëve nga ky bashkëpunim me bizneset, duke nënvizuar se kjo qendër do të shërbejë si një urë për përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Më pas fëmijët nga Shkolla e Vallëzimit Modern”Dancing House”, janë paraqitur me një vallzim  kreativ dhe plotë energji.

Ceremonia u përmbyll me prerjen simbolike të shiritit të Qendrës për Karrierë dhe Alumni, nga Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Arlinda Selmani, u.d. Udhëheqëse e Divizionit për Karrierë dhe Alumni.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” vazhdon të mbetet i përkushtuar në krijimin e mundësive dhe përmirësimin e përvojës akademike dhe profesionale të studentëve të tij.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

16 May 2026
Lajme

DKA në Kamenicë koordinon përgatitjet për mësimin

16 May 2026
Lajme

Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet në krye

15 May 2026
Kulturë

KALIMI NËPËR URËN E KUJTIMEVE NË ROMANIN

15 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ prezanton ofertën akademike para maturantëve në

15 May 2026

Përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” zhvilluan një takim

Lajme

UKZ dhe Kolegji AAB forcojnë bashkëpunimin në

13 May 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Kolegji AAB kanë nënshkruar aneks-marrëveshjen për organizimin e përbashkët

Lajme

UKZ prezantohet në “Staff Week” në Bullgari

13 May 2026

Universiteti Publik ‘Kadri Zeka’ po merr pjesë në edicionin e 10-të të aktivitetit ndërkombëtar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.