Friday 30 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

NJOFTIM MORTOR i grupit “INTELEKTUALËT 1998” për anëtarin e ndjerë, Luan V. Kurtalanit

Rasti i Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Gjykata Supreme merr vendim: Policia s’ka të drejtë të konfiskimit të patentë-shoferit më shumë se

LAJM I NDJERË: NDËRRON JETË LUAN KURTALANI, DJALOSHI I DASHUR I LAGJES KAMNIK

KAMENICA SIGURON 150 MIJË EURO PËR PËRFUNDIMIN E QENDRËS SË KOMPOSTIMIT

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë

Ka male, akullnaja, atmosferë të hollë dhe 5 satelitë natyrorë, por, pse Plutoni nuk është

U NDA NGA JETA NË MOSHËN 64-VJEÇARE PRONARI I NJËRIT NGA LOKALET MË TË DASHURA

Miratohet mbështetja financiare prej 85,000 euro për NPL “Tregu” në Gjilan

DREJTORIA E SHËNDETËSISË NË GJILAN FINALIZON HAPËSIRAT PËR PENSIONISTËT

 Kuvendarët e Gjilanit nuk e fusin në rend dite votimin e buxhetit për vitin 2025, bartjen e mjeteve dhe themelimin e inkubatorit të bisnezit
Lajme

Kuvendarët e Gjilanit nuk e fusin në rend dite votimin e buxhetit për vitin 2025, bartjen e mjeteve dhe themelimin e inkubatorit të bisnezit

27 November 2024 0 Comment 3 min read

AA

Gjilan, 27 nëntor 2024 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, nuk e ka futur në rend dite buxhetin për vitin 2025, bartjen e mjeteve në vlerë prej 2.5 milionë euro e themelimin e inkubatorit të bisnezit, kërkesa këto që i bëri kryetari i Komunës Alban Hyseni, derisa opozita (LDK, PDK, Vatra), e cila e përbën shumicën në Kuvend, votoi kundër. 

Pas kësaj, asambleistët e VV-së, me një përjashtim, kanë lëshuar sallën e mbledhjeve.

Në këtë seancë, kuvendarët kanë miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e themelimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, raportin e komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2025, plotësimin dhe ndryshimin e Komisionit për ndarjen e bursave, plotësim-ndryshimin e Komisionit për ndarjen e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, sikurse edhe kërkesën e sindikatës së shërbyesve civilë të Gjilanit, për pagesën në shumën prej pesë euro për shujtë ditore.  

Ndërkaq, Kuvendi ka shtyrë për një seancë tjetër Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023, raportin e komisionit për emërtimin e rrugëve, diskutimin rreth vendimit për Strategjinë e Zhvillim Ekonomik Lokal 2024-2031, faljen e borxheve për bizneset për periudhën 2000-2019 dhe plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve në shëndetësi.

Në fund, shefi i grupit të PDK-së, Bujar Nevzati, ka ngritur shqetësimet lidhur me rezultatet e konkurseve të fundit, duke pretenduar se paraprakisht kandidatëve u është dhënë testi me shkrim, sikurse, sipas tij, edhe për dërgim të mjekëve e infermierëve në QKMF pa asnjë kriter, shqetësime këto të cilat i ka mbështetur edhe Muhadin Haziri (LDK).

Në këtë seancë, kanë dhënë kontributet e tyre edhe Sami Ahmeti, Ismajl Kurteshi, Nazim Gagica, Ramiz Ramadani Ardita Ukshini e Shpresa Kurteshi Emini.   

Paraprakisht, në këtë seancë e ka dhënë betimin asambleisti Ganimet Sabedini, i cili ka kaluar në grupin e këshilltarëve të  LDK-së. 

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

NJOFTIM MORTOR i grupit “INTELEKTUALËT 1998” për

30 October 2026
Lajme

Rasti i Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori

30 October 2026
Lajme

Gjykata Supreme merr vendim: Policia s’ka të

30 October 2026
Lajme

LAJM I NDJERË: NDËRRON JETË LUAN KURTALANI,

30 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

NJOFTIM MORTOR i grupit “INTELEKTUALËT 1998” për

30 October 2026

Ka ndërruar jetë Luan V. Kurtalani, anëtar i njohur i grupit të tifozëve “Intelektualët

Lajme

U NDA NGA JETA NË MOSHËN 64-VJEÇARE

29 October 2026

Gjilani ka humbur sot një nga figurat më të dashura të mikpritjes. Naser Ismaili

Lajme

Miratohet mbështetja financiare prej 85,000 euro për

29 October 2026

Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” Sh.A. – Gjilan njofton opinionin publik se Kuvendi Komunal i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.