Ka filluar pastrimi i shtretërve të lumenjve të Kosovës
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka filluar puna për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ministri Aliu ka treguar se cilët lumenj do të pastrohen fillimisht.
“Bashkë jemi rojtar të tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër”, ka shkruar ministri Liburn Aliu.
Postimi i tij i plotë:
Fillon puna për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës
Lumenjtë që do të pastrohen fillimisht janë:
Lumi Nerodime – Kaçanik
Lumi Toplluha, Velezha – Prizren
Lumi Sitnica, Gurishta – Vushtrri
Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë – Gjilan
Lumi Verbica, Qubrel, Runik – Drenas dhe Skënderaj
Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice – Lipjan
Lumi Kamenica – Novobërd
Lumi Ibër – Leposaviq
Bashkë jemi rojtarë të tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të pastër!