Ndahet nga jeta gazetari e skenaristi nga Podujeva, Sabit Zeneli
Është ndarë nga jeta fytyra e njohur mediatike, gazetari dhe skenaristi, Sabit Zeneli.
Për vdekjen e tij kanë shkruar artistë, miqë, kolegë e bashkëvendës të z. SAbit Zeneli, në mesi e të cilëve edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
E ky i fundit ka shkruar me një dedikim të vecantë duke e vlerësuar lart personalitetin e krijuesit, gazetarit e artistit të vecantë, Sabit Zeneli.
“Sabitin do ta kujtojmë gjithmonë si një personalitet që ka kontribuar gjatë gjithë jetës së tij për zhvillimin e jetës kulturore në Podujevë. Ai ishte një zë i arsyeshëm dhe veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare. Lavdi e nderime jetës dhe veprës së Sabit Zenelit! Respekt e mirënjohje për kontributin jetësor!“, shprehet Bulliqi në një postim në facebook