![Komuna e Vitisë vazhdon me shtrimin dhe rregullimin e rrugëve bujqësore në interes të fermerëve vitias](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/06/448990933_858985522924227_525595152718627940_n-850x560.jpg)
Komuna e Vitisë vazhdon me shtrimin dhe rregullimin e rrugëve bujqësore në interes të fermerëve vitias
Komuna e Vitisë, po vazhdon të punoj në infrastrukturën rrugore në interes të fermerëve vitias, konkretisht në shtrimin dhe rregullimin e rrugëve bujqësore me zhavorr.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Me këtë rast vetëm ditëve të fundit është punuar në disa lokalitete të komunës së Vitisë, në rregullimin e rrugëve të tilla. Në veçanti është punuar në fshatin Gjylekar të Vitisë, fshat ky i njohur në fushën e bujqësisë që dalin me prodhime bujqësore që janë mjaft të kërkuar në tregun jo vetëm të Vitisë por në gjithë Kosovën.
Gjithashtu është duke u punuar edhe në ndërtimin e rrugës me zhavorr që lidhë lokalitetet Ramjan- Sllakovcë.
Kryetari Haliti, ka folur për këto projekte që janë në interes të qytetarëve vitias, përkatësisht të fermerëve.
“ Po vazhdojmë të punojmë në infrastrukturën rrugore në fushën e bujqësisë me qëllimin më të mirë që fermerët tanë të zot të kenë qasje më të lehtë në tokat e tyre bujqësore. Kjo gjithashtu lehtëson edhe transportin e prodhimeve bujqësore”, u shpreh kryetari Haliti.
Ai tha se fermerët vitias gjithashtu janë përkrahur dhe po përkrahën nga komuna e Vitisë edhe me pajisje bujqësore, fidane, sera por edhe në bashkëpunim me partnerët e ndryshme edhe në ngritjen e aftësive profesionale dhe të kapaciteteve për kulturat ndryshme bujqësore.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)