Monday 23 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

 Mbahet takimi për 6-mujorin e parë të punëve të ekzekutivit për vitin 2024
Lajme

Mbahet takimi për 6-mujorin e parë të punëve të ekzekutivit për vitin 2024

26 June 2024 0 Comment 6 min read

AA

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur takimin publik me qytetarë për punën e ekzekutivit për 6-mujorin e parë të vitit 2024.

I pari i komunës këtë takim e ka hapur duke prezantuar punët e bëra në këtë 6-mujorsh.

Ai ka thënë se edhe ky 6 mujor karakterizohet me llogaridhënie, investime ne infrastrukturë, subvencione dhe skema sociale, politikë-bërje.

“Për 31 muaj qeverisje kemi 41 zotime të përfunduara, 12 zotime të filluara dhe 3 të pafilluara nga gjithësej 56 zotime. Mirëpo ne kemi bërë shumë më shumë punë sesa zotimet. Ne do të vazhdojmë të sjellim edhe më shumë sesa këto zotime të dhëna”, ka thënë ai.

Kryetari Rahimaj ka folur për investimet në ujin e pijshëm të cilat kapin vlerë prej 1.2 milion Euro, pastaj asfaltimi e rrugëve të brezit kufitar në vlere 13.1 milion Euro, rrugët e ndërtuara në bashkëpunim me MMPHI-në në vlerë mbi 1 milion Euro.

Në këtë takim nga i pari i komunës janë prezantuar edhe investimet tjera si në ndërtimin e vend-parkingjeve dhe parkut të lojërave në vlerë 149,981 mijë Euro, ndërtimin e kolektorit në Koretin në vlerë mbi 331 mijë Euro, ndërtimi i Stadiumit të Atletikës në Novosellë në vlerë mbi 263 mijë Euro, ndërtimi i urës metalike në Koretin në vlerë mbi 81 mijë Euro, ndërtimin e trotuatreve të reja në vlerë mbi 216 mijë Euro, rinovimin e shkollave në vlerë mbi 160 mijë Euro, terrene të reja sportive në vlerë mbi 103 mijë Euro, fillimi i punimeve për unazën e qytetit në vlerë mbi 980 mijë Euro, zgjidhja e problemit me qentë endacak në vlerë mbi 19 mijë Euro, ndërtimi i Parkut të Aventurave në vlerë mbi 280 mijë Euro, përurimi i punimeve të bëra në QPS në vlerë prej 117 mijë Euro.

Mirëpo nuk ishin vetëm investimet kapitale punët të cilat prezantoi Kryetari Rahimaj, pasi që gjatë këtij takimi ai ka prezantuar edhe investimet aktive të cilat janë në vlerë mbi 32 milionë Euro.

Kryetari Rahimaj ka prezantuar edhe subvencionet dhe skemat sociale, ku tha se është trefishuar shuma e ndarë për barna falas për pensionistët në vlerë mbi 40 mijë Euro, bizneset kanë përfituar grante në vlerë 100 mijë Euro, fermerët kamenicas janë subvencionuar me serra dhe motokultivatorë në vlerë mbi 128 mijë Euro, ka vazhduar subvencionimi i Klubeve sportive, OJQ-ve dhe rinisë në vlerë 90 mijë Euro, është formuar pako Baby Box për fëmijët e porsalindur, si dhe nënshkrimin e Kontratës Sociale në bashkëpubnim me USAID.

Kurse pjesë e prezantimit të tij ishin edhe disa nga arritjet për fëmijët e nxënësit siç janë: kontrollat sistematike shëndetësore në shkolla, mbulimin e shpenzimeve për mbrëmjen e maturës dhe ekskurzionit në Shqipëri, ekskurzioni në Roma të Italisë për maturantët e dalluar, Parku Teknologjik ku Cactus Education është partner zyrtar, pajisja e nxënësve të shkollave me uniforma të reja, puna praktike me pagesë për të rinjtë.

Poashtu ai përmendi edhe themelimi i Ndërmarrjes Publike “Dardana”, Kamenica fituese e çmimit “Kampione e Gjelbër e Ballkanit Perendimor, Buletini komunal për më shumë transparencë dhe llogaridhënie, si dhe matjen e fundit ku Kamenica vazhdon të jetë në 5 vendet e para të komunave për transparencë.

Pas prezantimit të punëve nga Kryetari Rahimaj, është hapur debati për pyetje dhe komente nga të pranishmit, mirëpo pasi që nuk kishte pyetje, Kryetari Rahimaj duke falendëruar të gjithë për pjesëmarrjen ka mbyllur këtë takim duke thënë se angazhimi i tij për qytetarët do të vazhdoj edhe më shumë me punë në mënyrë që të përmirësohet jetesa e tyre.

Share This:

Tags: Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
Futboll

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon

22 March 2026
Uncategorised

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Ndërkombëtare të

22 March 2026
Futboll

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam

22 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Investim 800 mijë euro: Furnizimi me ujë

18 March 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se është duke

Lajme

Rahimaj organizon iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë

16 March 2026

Në atmosferën e muajit të Ramazanit theksohet rëndësia e bashkëpunimit dhe solidaritetit – shkruan

Lajme

Sherr për një udhëtar në trafik përfundon

8 March 2026

Një mosmarrëveshje në trafik mes dy burrave në Kamenicë ka përfunduar me përdorimin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.