Hyseni: Përkushtimi institucional nuk mungon për fëmijët tanë
Me aktivitete tê shumta të organizuara nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është shënuar Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Fêmijët janë argëtuar me shfaqje të ndryshme ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
“1 Qershori, Dita e Fëmijëve, ka shëndrruar Gjilanin në një qytet plot gjallëri, me aktivitete të shumta e frymë festive”, tha Alban Hyseni.
Më tej i pari i komunës, shtoi se puna dhe përkushtimi institucional nuk ka munguar për të ardhmen e qytetit tonë, për fëmijët tanë.
“Urime të gjithë fëmijëve, atyre që i japin kuptim jetës sonë si prindër”, tha kryetari Hyseni.
Aktivitetet nisën me shfaqjen “Juggling Show” në kuadër të projektit “Dita jem”, implementuar nga Anamour – Cultural Organization.
Pos paradës, ka vazhduar edhe parakalimi në qytet e pastaj edhe leximi para teatrit, derisa pasdite është mbajtur festivali i këngës “Lyra”, ku edhe janë shpallur më të mirët.