Kombëtarja e Shqipërisë niset për përgatitje në Austri para fillimit të Euro 2024
Administrata e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) e ka përcjell ekipin dhe stafin e Kombëtares së Shqipërisë për nisjen e tyre në Austri, para fillimit të Euro 2024.
Kombëtarja shqiptare mëngjesin e sotëm (e premte) mbylli përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe është gati për t’u nisur drejt Austrisë.
Nën një atmosferë fantastike menjëherë pas përfundimit të stërvitjes, djemtë kuqezi përjetuan një emocion të veçantë.
E gjithë administrata e FSHF-së dhe disa fëmijë nga akademitë e futbollit në Tiranë takuan lojtarët dhe stafin teknik, duke i uruar suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz në ndeshjet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Ekipi i kombëtares do të qëndroj në Austri për rreth dy javë para nisjes në Gjermani për të filluar ndeshjet e grupit.
Ndryshe, Shqipëria gjendet në Grupin B së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, ndërsa ndeshjen e parë e zhvillon ndaj italianëve më 15 qershor.