Lajm i trishtë! – Ka ndërruar jetë i riu, Fidan Arifi nga Pogragja e Gjilanit
Në orët e hershme të së premtes, 17 maj 2024, ka ndërruar jetë i riu, Fidan Arifi nga Komuna e Gjilanit, gjegjësisht nga fshati Pogragjë.
Sic bëhet e ditur nga të afërm të tij, Fidani ka ndërruar jetë në Tiranë, ku po mjekohej, pas një aksidenti të pësuar kohë më parë.
22-vjeçari Fidan Arifi, kishte pësuar aksident me motor, për c’gjë i është dashur të trajtohet Tiranë, pasi lëndimet ishin të rënda. Rasti kishte prekur te gjithe dhe nuk kishte munguar solidarizimi i qytetarëve gjilanas e më gjërë, por që Fidani nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve.
Lajmin për vdekjen e Fidan Arifit, përvec familjarëve, ka tronditur mbarë opinionin dhe qytetarët e komunës së Gjilanit dhe më gjërë.
NJOFTIMI PËR CEREMONINË E VARRIMIT:
Sipas familjarëve, varrimi i të ndjerit, Fidan Arifi bëhet të shtunën më 18 maj 2024, në Varrezat e fshatit Pogragjë, në ora 13:00.