Tuesday 8 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në Suharekë

Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe ulje temperaturash deri në 16°C brenda 48 orëve

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

“Vrasje nga pakujdesia”, arrestohen pesë policët për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

Fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Mjak të Vitisë

Rohde i shkon Kurtit në zyre, interesohet për konstituimin e Kuvendit – ai ia përmend

Policia Rajonale – Gjilan: Apel për kujdes gjatë ngasjes së motoçikletave, trotineteve dhe mjeteve të

Gjilan: Drejtoria e Administratës ofron shërbime edhe të shtunave për mërgimtarët

 Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për nder të 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës
Lajme

Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për nder të 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës

17 February 2024 0 Comment 7 min read

AA

Gjilan, 17 shkurt 2024 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka mbajtur sot seancë solemne për nder të 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari Alban Hyseni, deputetë, përfaqësues të institicioneve lokale e qendrore, të Preshevës, Bujanocit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se 17 shkurti është dita më e rëndësishme e historisë sonë.

“Në këtë ditë kujtojmë sakrificën mijëra vjeçare për liri e pavarësi. Kujtojmë përpjekjen për të qenë të pavarur që nga koha e Skënderbeut, kujtojmë rilindësit tanë, Naimin e Samiun, kujtojmë aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kujtojmë rezistencën e ballistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, sakrificën e madhe të ish të përmndjekurve politikë në krye me Mandelën e Ballkanit, Adem Demaçi, rezistencën paqësore të presidentit historik, Ibrahim Rugova, përpjekjen e madhe të SHBA-ve dhe aleatëve tanë, luftën e lavdishme të UÇK-së, kujtojmë 17 shkurtin për finalen e madhe të përpjekjeve për shtet e liri”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se në këtë përvjetor shënojmë përpjekjen qindra vjeçare të popullit tonë, liridashës e asnjëherë sundues, i sunduar, por asnjëherë i nënshtruar.

Në këtë seancë solemne, kreu i Gjilanit ka përçuar mesazhe uniteti në rrugën tonë drejt së ardhmes.  

“Le të jemi bashkë e unik në rrugën tonë drejt së ardhmes. Të mbështesim njëri-tjetrin e të punojmë fort për qytetarët tanë. Amaneti i atyre që ndër shekuj kanë rënë për liri është që të ruajmë vendin, vlerat e historinë tonë, Kjo bëhet vetëm duke punuar bashkërisht e për një qëllim drejt së ardhmes. Urimë 16-vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit”, ka thënë kryetari Hyseni.

Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit, tha se gjithmonë duke e festuar pavarësinë e Kosovës, duhet të përkujtohen veprimtarët më të mëdhenj të kombit shqiptar, Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e shumë e shumë dëshmorë të tjerë.

Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, tha se 17 shkurti është ditë që na bashkon të gjithëve, pa dallim, duke kujtuar kontributin shekullor të të gjithëve që kontribuan për këtë ditë, intelektualët, veprimtarët e pathyeshëm, të burgosurit politikë, arsimtarët, mjekët, minatorët, bujqit, gazetarët si dhe të gjitha kategoritë tjera.

Krenare Latifi Kqiku, shefe e grupit të këshilltarëve të VV-së, ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte ëndërr e kahmotshme e shumë brezave, të cilët me dekada e shekuj dhanë kontribut të jashtëzakonshëm, mund e sakrificë, për të realizuar aspiratat shekullore.

Në emër të këshilltarëve të PDK-së, shefi i grupit Bujar Nevzati, tha se 16 vjet më parë, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, duke vlerësuar aspiratat, përpjekjet dhe sakrificat për liri, demokraci dhe shtet, shpalli atdheun tonë shtet të pavarur dhe sovran, për të shtuar se padyshim ky është momenti më madhështor në historinë e Kosovës.

Në emër të AAK-së, ka folur Nazim Gagica, i cili theksoi se ky është një moment feste e reflektimi, moment kujtese historike dhe nderimi për ata që bënë gjithçka për ne, për lirinë e shtetësinë e atdheut tonë, duke shtuar se festojmë sot duke kujtuar e përkulur para brezave të tërë, që shënuan rënien epike e përpjekjet epike për liri. ​

Share This:

Tags: Kuvendi i Komunes Gjilanit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë

8 July 2025
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

8 July 2025
Lajme

Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe

8 July 2025
Lajme

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”,

7 July 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.