Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 Miratohet në Komision projektligji për KPM-në, do t’i dërgohet Kuvendit
Lajme

Miratohet në Komision projektligji për KPM-në, do t’i dërgohet Kuvendit

7 February 2024 0 Comment 4 min read

AA

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të mërkurën është aprovuar më gjashtë vota pro, projektligji për Komisionin e Pavarur për Media.

Nga Komisioni, ky projektligj do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur kryetari i këtij komisioni, Valon Ramadani.

Opozita nuk votoi fare.

Pro këtij vendimi kanë votuar deputetët e LVV-së; Valon Ramadani, Nijazi Isaku, Fitim Haziri dhe Besim Muzaqi si dhe Fidan Jilta nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, kurse deputeti i PDK-së Isak Shabani nuk ka marrë pjesë në votim, edhe pse ishte prezent.

Lidhur me këtë projektligj, në komision ishte edhe zëvendëkryeministri Besnik Bislimi i cili e lavdëroi dhe tha se është në përputhje me direktivat evropiane.

“Për Kosovën shtet që synon të bëhet vend anëtar i BE-së, nuk ka asnjë dyshim e as kompromis për plotësimin e kësaj direktive. Kemi qenë dëshmitarë i dëmeve të shkaktuara nga mungesa e rregullave që kërkojnë transparencë mbi pronësinë e mediave. Këtë gjë tani e kemi adresuar përmes ligjit për KPM-në, ashtu siç kërkohet edhe për përfituesit fundorë. Siç kërkon direktiva, transparenca e medias është e lidhur direkt me lirinë e medias. Meqë natyra e shërbimeve audio-vizuele ka ndikimin mbi formimin e opinionit, shfrytëzuesit kanë të drejtë ta dinë se kush është përgjegjës mbi përmbajtjen. Në formën që kemi hartuar dhe miratuar projektligji, adreson rekomandimet që dalin nga Raporti për Vendin.

Mbikëqyrja nga një organ i pavarur kushtetues, pavarësia e të cilit rritet përmes numrit më të madh të anëtarëve të Bordit, dëshmon ndarjen nga politika dhe ndikon në ruajtjen e pavarëisë së operimit të mediave, që është e domosdoshme dhe e rëndësishme”, tha Bislimi.

Ky projektligj mes tjerash synon që videot dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

Javën e kaluar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bashkë me Këshillin e Mediave të Shkruara, kritikoi Qeverinë rreth këtij Projektligji dhe kërkoi që të tërhiqet nga vendimi,.

Sipas AGK-së, propozimi ligjor – për herë të parë në historinë e re të Kosovës – ndryshon radikalisht mënyrën e rregullimit të mediave online që publikojnë video (tutje: mediat online) nga sistemi i vetërregullimit në rregullim shtetëror, duke i detyruar ato që t’i nënshtrohen procedurës së licencimit shtetëror.

Ndryshimet ligjore, të cilat arsyetohen në emër të përafrimit të legjislacionit vendor me atë europian, sipas AGK-së janë në kundërshtim me standardet e Këshillit të Europës (KiE) dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Share This:

Tags: KPM
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

KPM me rregullore të re, këto janë

3 January 2025

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sipas obligimeve ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e

Lajme

AGK-ja dorëzon komentet e Ligjit të KPM-së

20 August 2024

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, dhe juristja

Lajme

PDK dërgon sot në Kushtetuese ligjin për

18 July 2024

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot rreth orës 15:00, do të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.