Ambasadori shqiptar flet për draft-statutin e Asociacionit, tregon se a përmban elemente nga propozimi i Ramës
Ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, ka folur për draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka treguar se a e kishte Shqipëria të pashmangshme që të dorëzonte draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Kjo ka qenë një ide e kryeministrit Rama e cila ka gjetur përshëndetjen e vendeve të ndryshme të BE-së. Le të flasim realisht për një draft që ka ardhur nga BE i cili në fund të fundit ka ardhur në një moment të rëndësishëm të kësaj marrëdhënieje dhe cili përbën një detyrim për t’u formuar në Kosovë”.
“Por gjithmonë dhe Shqipëria i ka mëshuar fort kësaj gjëje gjithmonë në unison me Kushtetutën e Kosovës, pa e cenuar Kushtetutën dhe jashtë kompetencave ekzekutive të këtij asociacioni”, ka thënë ambasadori Malaj për Klan Kosovën.
Malaj tutje ka zbuluar dhe se a përmban diçka ky dokument nga propozimi i shtetit shqiptar.
“Jo, nuk mund të them. Drafti është i BE-së. Nuk mund të them që ka apo s’ka elemente të propozimit të mëparshëm, por di të them që drafti ka gjetur mbështetje edhe në realitetin në Kosovë. Edhe forcat opozitare e kanë mbështetur”.
“Ajo që kanë të drejtë të gjithë të thonë që ajo duhet të jetë konform Kushtetutës së Kosovës dhe këtë e ka thënë fort qartë edhe aleati ynë kryesor ShBA, që drafti nuk duhet të ketë dhe nuk ka kompetenca kushtetuese. Nga ana tjetër ai do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për të marrë edhe viston përfundimtare”.