Ballkani nis sot kampanjën në Ligën e Konferencës, luan në udhëtim te Plzeni
Kampioni i Kosovës, Ballkani do të nis sot (e enjte) ndeshjet e edicionit 2023/24 në Ligën e Konferencës.
Therandasit luajnë për të dytën herë me radhë në grupet e garës së tretë të klubeve evropiane dhe sot fillojnë aventurën drejt rishkrimit të historisë.
Ekipi i Ilir Dajës do të luajë në udhëtim te çekët e Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për grupin C.
Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” të Plzenit me fillim nga ora 21:00.
Përveç Ballkanit dhe Plzenit, në këtë grupet gjenden edhe Dinamo Zagrebi dhe Astana.