I vdiç nëna, vazhdoi koncertin! – tenori Ramë Lahaj dedikim emocionues për nënën në trevjetorin e ikjes në amshim
Tri vite më parë tenori Ramë Lahaj kishte mbajtur një pjesë të koncertit të paralajmëruar në sheshin e Prishtinës, në shenjë respekti e admirimi për publikun dhe aderuesit e muzikës së tij, ndonëse paraprakisht ishte njoftuar se i kishte vdekur e ëma gjatë ditës.
“Ju kërkoj falje por duhet ta ndërpresim këtu sepse sot më ka vdekur nëna, por nuk kam mundur të mos vijë”, kishte thënë ai para të pranishmëve, duke ngjallur emocione të pashembullta.
Ndërsa sot, tri vite më pas, ai ka mbajtur sërish një koncert dhe atë pikërisht në sheshin e kryeqytetit. Tenori Ramë Lahaj, pas tri vitesh nga ajo periudhë i është drejtuar me një dedikim të sërishëm emocionues shpirtit të së ëmës, duke e falënderuar e bekuar atë.
“Nga sheshi ku e jetova dhimbjen e madhe t’humbjes tane, vendosa me i buzëqesh shpirtit tand n’qiell! – Nanë! Mes miqësh do t’kujtoj përherë. I bekuem me nurin tand qe m’dha dashninë e njerëzve t’mirë të kësaj toke. Bekue qofsh!”, ka shkruar mes tjerash ai.