Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjyqësore
Gjilan, 15 qershor 2023 – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 14 qershor 2023, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, ka arrestuar personin e kërkuar kosovarë L. S. (1996).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore – Gjilan për vuajtje të dënimit me burgimi prej njëqind (100) ditë për veprën penale “Posedim i substancave narkotike”.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.