Tuesday 18 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Hamza: Asnjëherë nuk kam vendos vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Parashikimi i motit për të martën, 18 nëntor 2025

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53 milionëve: Kostoja financiare për zgjatjen e afatit të

Haxhiu fajëson opozitën për buxhetin e RTK-së

Osmani për formimin të Komisioneve: Kushdo që thotë se është e pamundur, ju gënjen, s’ka

Parandalohen 60 pako çokollata të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Fakulteti Juridik i UKZ bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të

Foda para ndeshjes me Zvicrën: Matematikisht jemi në garë, por 6-0 është e vështirë

Wesley Clark nis dëshminë e tij në Hagë

Rektori i UKZ-së pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës

 Cramon para komunës së Zveçanit: Zero legjitimet politik nëse hyhet si të premten; jemi të shqetësuar
Lajme

Cramon para komunës së Zveçanit: Zero legjitimet politik nëse hyhet si të premten; jemi të shqetësuar

28 May 2023 0 Comment 5 min read

AA

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se kupton që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, mund të kenë të drejtë të ushtrojnë funksionet e tyre.

Megjithatë, von Cramon thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse hyrja e tyre në ndërtesat komunale do të bëhet vetëm me prezencën e forcave policore të armatosura rëndë, atëherë ata kanë “zero legjitimim politik”.

“Mendoj se shumë gjëra shkojnë keq në këtë shtet nëse ky është realiteti, nëse shohim makina të blinduara, policë të armatosur rëndë, njësi speciale që 24/7 ruajnë ndërtesat komunale, ne vërtetë duhet të mendojmë për mundësi të tjera dhe opsione të tjera. Kjo nuk është të paktën ajo ne dhe BE-ja kemi në mendje. E di që është situatë e vështirë, siç e kam thënë më parë, Qeveria mund të ketë diçka tjetër në mendje, por si e zbatoi atë, nuk është në linjë me gjithçka, të paktën ne në BE do të donim të shihnim”, thotë ajo.

Sipas zyrtares së lartë evropiane, duhet një zgjidhje që do të përfshinte edhe banorët lokalë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, kur grupe të serbëve lokalë më 26 maj kundërshtuan hyrjen në ndërtesa komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Policia e Kosovës asistoi hyrjen e tyre në zyra dhe u përlesh me serbët lokalë, të cilët hodhën gurë në drejtim të forcave policore. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës, teksa u raportua se pesë policë u lënduan dhe disa makina të tyre u dogjën.

Ne nuk mund thjesht të zbatojmë të drejtën për të hyrë në një ndërtesë komunale, edhe nëse de jure keni të drejtë të bëni një gjë të tillë. Por, de facto nuk mendoj se ka legjitimim për të bërë diçka të tillë”, thotë Viola von Cramon.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar fuqishëm veprimet e Kosovës, duke i kërkuar që të shtensionojë situatën. BE-ja ka kërkuar që Prishtina të mos marrë veprime të njëanshme, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.

Von Cramon është takuar gjatë 28 majit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përderisa zyrtarja evropiane nuk pranon të tregojë detaje të takimit, ajo thotë se me kryeministrin kosovar kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me situatën në veri.

“Mendoj se jemi në një pikë kruciale se si të procedohet nëse situata vazhdon kështu. Që të gjithë ne jemi shumë të shqetësuar dhe keni parë deklaratën e fortë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të QUINT-it, të ambasadës sonë. Pra, mendoj se i gjithë komuniteti ndërkombëtar dënon këtë veprim në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, thotë ajo.

Von Cramon po viziton komunat në veri të Kosovës. Ajo u pyet nëse do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, por u shpreh se nga kjo parti – që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – kanë refuzuar që të takohen me të.

“Në mëngjes jam takuar me shumë përfaqësues, por fatkeqësisht Lista Serbe ka refuzuar të më takoj. Nuk e di arsyen për këtë, do të isha shumë e lumtur që të takohesha me ta”, thotë ajo.

Policia e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për të dytën ditë me radhë, situata në veri është e qetë dhe stabile. Nga ky institucion kanë thënë po ashtu se policët po vazhdojnë të ruajnë ndërtesat komunale.

Share This:

Tags: Cramon
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Hamza: Asnjëherë nuk kam vendos vija të

18 November 2025
Futboll

Granit Xhaka lajmërohet me një postim e

18 November 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 18

18 November 2025
Lajme

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53

17 November 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.