Në moshën 92-vjeçare, ndërroi jetë pronari i “Kimi – Caffe & Cake House” – Pasardhësit: “Gjysh, ti na le por ëndrra vazhdon”
Ndërroi jetë Hasan Azizi, themelues i biznesit Individual të ëmbëlsirave “kimi – Caffe & Cake House”.
Ka ndërruar jetë një personalitet mjaft i veçantë në Gjilan, Hasan Azizi, me emrin e të cilit identifikohet, “Kimi – Caffe & Cake House” – apo, e njohur si ëmbëltorja “Kimi… ” në Gjilan.
Ai është cilësuar si ikona e e ëmbëlsirave në këtë qytet, ndërsa vdekja e tij ka qenë e papritur sipas familjarëve, ndonëse ishte në moshë të shtyer.
Lajmin e kanë konfirmuar vet familjarët e të ndjerit, Hasan Azizi, përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se varrimi i tij bëhet të mërkurën, më 24 maj 2023, në Varrezat e Qytetit në Gjilan.
Njoftimi i Familjes:
PUSHO I QETË IKONA E ËMBËLISISË
Miq, familjarë e të dashur qytetarë, ka ndërruar jetë papritur më i dashuri jonë gjyshi Hasan Azizi.
Varrrimi bëhet me datën 24.05 me ikindi në ora 16:30 në varrezat e qytetit dhe niset nga shtëpia e të ndjerit.
Me datë 24 të gjitha lokalet tona do jenë të mbyllura.
Gjysh…
Ti na le, por ëndrra jote vazhdon…